Flash

Simeone e largimi i Griezmann: “Je një mik. Por nëse nesër nuk vrapon, del jashtë”

Lapsi.al 8 April 2026
Simeone e largimi i Griezmann: “Je një mik. Por nëse nesër
Diego Simeone, para se t’u jepte fjalën gazetarëve në prag të Barcelona-Atletico Madrid në Champions, mori vetë fjalën për t’iu drejtuar drejtpërdrejt Antoine Griezmann, që ishte pranë tij. Trajneri u emocionua teksa përdori fjalë shumë të bukura për sulmuesin francez, i cili në fund të sezonit do të largohet nga “Colchoneros” për një aventurë të re profesionale dhe jetësore në Major League Soccer.

Diego Simeone i emocionuar për Antoine Griezmann

Ishte e vështirë për “Cholo” të mbante lotët, aq sa në pjesën e parë të fjalës së tij nuk arriti as ta shikonte në sy “të preferuarin” e tij. Sytë e përlotur dhe fjalët e falënderimit erdhën drejtpërdrejt nga zemra: “Antoine, doja që, nga këndvështrimi im si trajner por edhe si tifoz i Atletico Madrid, që sot, nëse do të ishte në vendin tim, do të kishte mundësinë të ishte këtu në konferencë me ty, të të falënderoja për gjithë punën tënde, për gjithë përulësinë tënde. Je një person i admirueshëm për djemtë e sotëm, në një shoqëri që ka nevojë për njerëz si ti”. Ajo mes teknikut Simeone dhe Griezmann, te Atletico Madrid që prej vitit 2014, është një marrëdhënie unike. Shkon përtej aspektit profesional, me trajnerin argjentinas që vlerësoi cilësitë njerëzore të sulmuesit, gjithmonë i patëmetë: “Faleminderit për gjithçka që na ke dhënë, për gjithçka që po na jep dhe për gjithçka që do të vazhdosh të na japësh, sepse do të të ‘detyroj’. Faleminderit për angazhimin tënd, faleminderit për mënyrën si je sjellë gjithmonë si profesionist dhe si njeri, duke ditur të dallosh atë marrëdhënie kaq të bukur që kemi si familje, pa e kaluar kurrë atë vijë të vështirë për t’u menaxhuar, që është ajo mes trajnerit dhe lojtarit, mik apo jo mik. Unë të konsideroj fillimisht lojtar dhe më pas mik”.

Simeone e batuta për fundin e aventurës së Griezmann te Atletico Madrid

Megjithatë, momenti i lamtumirës mund të presë ende, sepse Griezmann ka ende shumë për t’i dhënë Atletico Madrid dhe vetë teknikut Simeone. Dhe sigurisht që trajneri nuk ka ndërmend t’i bëjë ulje, por do të vazhdojë t’i kërkojë maksimumin: “Kanë mbetur edhe tetë ndeshje kampionati, një në Kupën e Mbretit dhe, në dashtë Zoti, do të luajmë edhe pesë ndeshje të tjera në Champions. Prandaj të ftoj të vazhdosh të argëtohesh. Të dua shumë. Nëse sot do të ishte këtu çdo tifoz i Atletico Madrid, do të të thoshte të njëjtat gjëra. Unë ndihem plotësisht i përfaqësuar prej tyre. Jam trajneri yt dhe e di që nëse nesër nuk vrapon… del jashtë. Dhe asgjë, më falni, thjesht doja të thosha këto fjalë”.

Të këshilluara

ide

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashk

11:29 Ferdinand Dervishi

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

93.69

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI