Edhe një nga misionet më historike të dekadave të fundit të NASA duket se nuk ka mundur t'u shpëtojë teorive të konspiracionit. Misioni “Artemis II”, fluturimi i parë me pilot në një distancë kaq të madhe nga Toka në më shumë se 50 vjet, është vënë në qendër të polemikave. Shkak është bërë një video në mediat sociale që tregoi një interviste me astronautët e misionit: Reid Wiseman, Victor Glover, Christina Koch dhe Jeremy Hansen në CNN.
Në video, e cila u publikua kryesisht në platformën X, përdoruesit përqendrohen në një lodër prej pelushi që “noton” brenda anijes. Sipas pretendimeve të tyre, aty ka një "problem vizual", i cili sipas mendimit të konspiracionistëve vërteton përdorimin e një sfondi jeshil.
Postimi që shoqëron videon flet për një "dështim të realitetit" dhe sugjeron se misioni nuk është autentik, duke u përpjekur të përforcojë teorinë se pamjet janë të sajuara pas një ekrani jeshil.
Megjithatë ka shumë të tjerë që pretendimi nuk ka baza. Sipas një analize të “The Premium 24” dhe të verifikuar edhe nga BBC, "gabimi" i supozuar nuk shfaqet në transmetimet origjinale të misionit.
Përkundrazi, ky element i veçantë vizual duket se rrjedh nga një version i redaktuar i videos, me shumë mundësi për shkak të ritransmetimit me teknologjinë chroma key (mbivendosja e ekranit jeshil), e cila krijon artefakte artificiale.
Siç theksohet, "materiali origjinal nuk përfshin asnjë element të tillë" dhe versioni i shtrembëruar që qarkullon është ndryshuar, duke çuar në përfundime mashtruese.
Misioni “Artemis II” humbi për pak kohë kontaktin me Tokën kur anija kaloi anën tjetër të Hënës. Ndërprerja zgjati rreth 40 minuta, një ngjarje e pritshme duke pasur parasysh gjeometrinë e orbitës.
Pak para kësaj, ekuipazhi kishte thyer rekordin e distancës së vendosur nga “Apollo 13”, duke arritur më larg Tokës se çdo mision i drejtuar nga njerëz që nga viti 1970 .
Në një gjest simbolik, astronautët kërkuan leje nga kontrolli i misionit në Hjuston për të emërtuar dy kratere të reja hënore që kishin zbuluar.
I pari u quajt "Integrity", sipas emrit të kapsulës dhe i dyti u quajt "Carroll", në nder të gruas së komandantit Reid Wiseman, e cila u nda nga jeta nga kanceri 6 vjet më parë.
Incidenti nxjerr në pah edhe një herë se sa lehtë mund të përhapen teoritë e konspiracionit rreth përpjekjeve të mëdha shkencore. Pavarësisht ekzistencës së burimeve të shumta të transmetimit dhe konfirmimit, video fragmentare ose të ndryshuara janë të mjaftueshme për të krijuar konfuzion.
Në rastin e “Artemis II”, informacioni i disponueshëm tregon se pretendimet për "pamje të inskenuara" nuk bazohen në të dhëna reale, por në materiale të redaktuara që janë publikuar jashtë kontekstit origjinal. ©LAPSI.al