Flash

Aktet e dosjes penale ndaj Evis Berberit, të mjaftueshme për të zgjidhur çështjen

Lapsi.al 8 April 2026
Aktet e dosjes penale ndaj Evis Berberit, të mjaftueshme për të

Gjykata e Posaçme shpalli të mëkrurën vendimin e ndërmjetëm për pranimin e kërkesës së Evis Berberit dhe 20 të pandehurve të tjerë për gjykimin me procedurë të shkurtuar të çështjes penale në ngarkim të tyre për korrupsion, shkelje të barazisë në tendera e pastrim parash. Po ashtu, u vendos ndarja e çështjes për të 21 të pandehurit që kanë kërkuar gjykimin e shkurtuar, të cilët do të gjykohen nga trupi gjykues aktual. Në rast se shpallen fajtorë, të pandehurit përfitojnë ulen e 1/3 së dënimit.

Ndërkohë, me procedurën e zakonshme do të gjykohen i pandehuri Valter Begaj dhe dy shoqëritë “Net Group” dhe “DAAM”, që nuk kanë bërë kërkesë për gjykim të shkurtuar.

Kryesuesja e trupit gjykues, Marinela Osmani konstatoi gjatë shpalljes së vendimit të ndërmjetëm se gjykata vlerësoi se çështja në ngarkim të pandehurve mund të zgjidhet në gjendjen që janë aktet. Në vijim, gjyqtarja Osmani ftoi palët për paraqitjen e konkluzioneve përfundimtare, por prokurori Dritan Prençi kërkoi kohë për t’i përgatitur ato me shkrim dhe seanca e radhës u caktua për më datë 14 prill, në orën 09:30.

Shqyrtimi penal ndaj ish-kreut të ARRSH-së mori zgjidhje pas shtyrjes së shtatë seancave gjyqësore gjatë muajve të fundit. Sipas prokurorit të çështjes, Dritan Prençi, nga hetimi janë evidentuar fakte penale për shtatë procedura prokurimi, të zhvilluara në vitet 2020-2022 në Agjencinë për Eficencën e Energjisë dhe Autoritetin Rrugor Shqiptar në kohën që këto institucione drejtoheshin nga Berberi. Për një procedurë tjetër prokurimi, Berberi akuzohet në cilësinë e kryetarit të vlerësimit të ofertave. Tetë tenderat në proces kanë një kosto prej 526 milionë lekësh.

Nga hetimi ka rezultuar se tenderat janë fituar nga kompania Net – Group sh.p.k., në zotërim të të pandehurit Valter Begajt dhe vlerat monetare janë përfituar nga Berberi në mënyrë të tërthortë përmes shoqërisë DAAM sh.p.k., që sipas SPAK, posedohej de facto prej tij. Po ashtu, sipas prokurorit Prençi, janë konstatuar edhe transaksionet e kryera me qëllim që Berberi të fshihte gjurmët e pronësisë së kësaj shoqërie, në vitin 2019 duke e ka kaluar fiktivisht pronësinë tek të pandehurit Brunilda Buli, Valter Begaj dhe Ervis Lami.

Prokuroria vlerëson se në procedurat e tenderimit janë evidentuar fakte që vërtetojnë kryerjen e veprës penale të shkeljes së barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike. Për këtë vepër penale akuzohen anëtarët e komisionit të përllogaritjes së fondit limit, njësisë së prokurimit dhe komisionit të vlerësimit të ofertave.

Sipas SPAK, këto veprime të paligjshme janë kryer në lidhje me përllogaritjen e fondit limit, hartimin e dokumenteve standarde të tenderit, si dhe për vlerësimin dhe shpalljen fitues të shoqërisë Net Group sh.p.k, në kundërshtim me kriteret e përcaktuara në dokumentet standarde të tenderit, duke e favorizuar atë në shtatë raste.

Bashkë me Berberin, për këto procedura prokurimi akuzohen edhe Gentjan Gjyli, Erald Elezi, Artan Leskoviku, Altin Marko, Bledar Aliaj, Blerta Musabelli, Kamelia Tafaj, Ela Goxhaj, Jetmira Dervishi, Orjon Islamaj, Adrian Kroi, Genti Raça, Adela Kica, Denis Xhoxhi, Gëzim Noni, Adja Strazimiri, Shkëlqim Lusha dhe Valbona Pepa. /Reporter.al

Të këshilluara

Gjykata Kushtetuese rrëzon Ilir Metën

Gjykata Kushtetuese ka shpallur vendimin për kërkesën e bërë nga ish-Presidenti i Republikës Ilir Meta. GJK u shpreh se lidhur me mënyrën e arrestimit të Met...

17:31

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI