Flash

Trump paralajmëroi shuarjen e qytetërimit të tyre/ Reuters: Irani nuk lëkundet

Lapsi.al 7 April 2026
Trump paralajmëroi shuarjen e qytetërimit të tyre/ Reuters: Irani

Pavarësisht se Donald Trump prej ditësh bën presion të madh ndaj Iranit, ku sot madje tha se nëse nuk hapin Ngushticën e Hormuzit, qytetetërimi iranian do të vdesë, Reuters raporton se në Teheran ky presion nuk po funksionon.

Irani nuk do ta rihapë Ngushticën e Hormuzit në këmbim të “premtimeve boshe”, tha një burim i lartë iranian.

Lexo më tej: Afati drejt përfundimit/ Trump paralajmëron Iranin: Një qytetërim i tërë do vdesë sot 

Reuters raportoi se burimi u shpreh se fleksibiliteti do të tregohet nga Irani “kur të shohim fleksibilitet nga pala amerikane”. 

Ata shtojnë se Pakistani, i cili është përpjekur të ndërmjetësojë një marrëveshje paqeje, vazhdon t’i përcjellë mesazhe SHBA-së, por Uashingtoni “nuk e ka ndryshuar tonin e tij”. 

Lexo më tej: Nga Mar-a-Lago në Hormuz: Si ia shiti Netanyahu Trumpit luftën “e lehtë” ndaj Iranit 

Të këshilluara

GJKKO dënon me 11 vite burg Rezart Taçin

GJKKO ka dënuar me 11 vite burg Rezart Taçin, i cili u shpall fajtor për veprën penale të pastrimit të parave. Sipas vendimit të gjykatës, përveç dënimit me ...

16:22

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI