Flash

Trump: Jemi në negociata "të nxehta" për Iranin

Lapsi.al 7 April 2026
Trump: Jemi në negociata "të nxehta" për Iranin

Presidenti Donald Trump tha se Shtetet e Bashkuara janë në “negociata të nxehta” për luftën me Iranin, duke refuzuar të jepte detaje mbi bisedimet.

“Nuk mund t’ju ​​them me siguri, sepse tani për tani jemi në negociata të nxehta”, - tha Trump për Fox News në një intervistë të shkurtër telefonike kur u pyet se si ndihet për bisedimet.

Trump tha se do të informohej plotësisht mbi armëpushimin dyjavor të propozuar nga kryeministri pakistanez Shehbaz Sharif, për të cilin Shtëpia e Bardhë i tha CNN më herët të martën se "do të ketë një përgjigje".

“Mund ta them këtë, se e njoh shumë mirë. Ai është një njeri shumë i respektuar, kudo”, tha Trump për Fox. Pas disa orësh skadon afati i vendosur nga Trump që Irani të pranojë një marrëveshje ndryshe ai ka paralajëmruar sulme masive. /LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI