Flash

Përjashtimi i Nokës dhe Hotit/ Bardhi: Akt armiqësor ndaj opozitës

Lapsi.al 7 April 2026
Përjashtimi i Nokës dhe Hotit/ Bardhi: Akt armiqësor ndaj

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka reaguar pas vendimit të Sekretariatit të Etikës për përjashtimin me 20 ditë të deputetit Flamur Noka dhe 10 ditë të deputetes Elda Hoti nga punimet e Kuvendit. Me anë të një postimi në Facebook, Bardhi theksoi se është një akt armiqësor ndaj opozitës, pasi vetë mazhoranca po krijon qëllimisht një klimë tensioni.

"Përjashtimi disajavor i deputetëve Flamur Noka dhe Elda Hoti nga punimet e Parlamentit është një vendim që nuk ka lidhje as me etikën, as me rregulloren. Është thjesht një akt armiqësor ndaj opozitës. Të gjithë janë dëshmitarë se, veçanërisht në seancën e 2 prillit, mazhoranca krijoi qëllimisht një klimë tensioni, që vetëm sa dëmton më tej besueshmërinë dhe reputacionin e parlamentit.

Armiqësia ndaj opozitës nuk është rastësi. Është strategji politike, që nuk fokusohet vetëm tek dy emra, por tek objektivi për ta bërë opozitën të heshtë. Në 6 muajt e fundit PS ka përjashtuar 15 deputetë të opozitës nga Kuvendi, me 295 ditë në total. Një praktikë që, haptazi, po ngushton çdo ditë hapësirën e opozitës në Kuvend" - shkruan Bardhi.

Më tej, Bardhi nënvizon se mazhoranca po reflekton hapur qëndrimin armiqësor të kryeministrit kundër opozitës.

"Mazhoranca nuk po përpiqet më as të duket sikur respekton rregullat. Ajo reflekton hapur qëndrimin armiqësor të kryeministrit kundër opozitës. Përjashtimet e deputetëve, refuzimi i kërkesave për komisione hetimore, refuzimi i interpelancave nga kryeministri, zvarritja e llogaridhënies së ministrave dhe refuzimi i institucioneve për t’iu përgjigjur pyetjeve të deputetëve të opozitës kanë vetëm një objektiv: të zhbëjnë rolin kryesor të opozitës: kontrollin e pushtetit.

Kur pushteti sundon përmes korrupsionit dhe në aleancë me krimin e organizuar, kur qeveria mbron të kërkuarit nga drejtësia, kur kryeministri shndërrohet në zëdhënës të tyre, opozita ka vetëm një rrugë: të qëndrojë" - shkruan Bardhi. /LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI