Flash

Nga arratisjet tek grabitjet me dhunë, arrestohet shqiptari në Athinë

Lapsi.al 7 April 2026
Nga arratisjet tek grabitjet me dhunë, arrestohet shqiptari në

Policia greke ka arrestuar një shqiptar, i cili ishte arratisur në vitin 2019 nga Shërbimi i Migracionit në Athinë. Në atë kohë, shqiptari i arrestuar, së bashku me tre bashkatdhetarë të tjerë, kishin kërcënuar policinë me armë të improvizuara. Më pas ata kishin marrë një makinë patrullimi dhe gjatë arratisjes së tyre, kishte qëlluar tre herë kundrejt forcave të policisë.

Mediat greke shkruajnë se ai u arrestua pas një ndjekjeje në këmbë në tregun e perimeve Rentis dhe u dërgua në burg. Ai u dënua, por rifilloj aktivitetin kriminal. Në bashkëpunim me dy burra dhe një grua, ai tentoi të grabiste një person në zonën e Thermos. Autorët i zunë pritë jashtë shtëpisë së saj dhe e sulmuan. Megjithatë, ata nuk arritën të përfundonin grabitjen pasi gruaja filloi të bërtiste, duke alarmuar kështu lagjen.

Pas kësaj ngjarje, policia greke u vu në kërkim të tij. Ata arritën të lokalizonin makinën dhe apartamentin Airbnb të marrë me qira nga autorët. Mes të arrestuarve janë edhe dy shqiptarë të tjerë, të cilët në fillim të janarit 2025 ishin arratisur nga Qendra e Paraburgimit Rural Kassavetia.

Nga kontrolli i kryer nga policia në shtëpinë që kishin marrë me qira, ata gjetën një pushkë ushtarake me stok të ndarë me dy karikatorë të lidhur me shirit izolues që mbanin gjithsej 57 fishekë të kalibrit 7,62 mm.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI