Flash

Negociata në prapaskenë/ Pakistani propozon 2 javë armëpushim në Lindjen e Mesme

Lapsi.al 7 April 2026
Negociata në prapaskenë/ Pakistani propozon 2 javë

Kryeministri pakistanez Shehbaz Sharif i bëri thirrje Presidentit të SHBA-së Donald Trump që të "zgjasë me dy javë ultimatumin e vënë për Iranin". Lëvizja vjen vetëm disa orë para se të skadojë ultimatumi. Sharif i kërkoi gjithashtu Teheranit të hapë Ngushticën e Hormuzit për dy javë.

“Përpjekjet diplomatike për një zgjidhje paqësore të luftës në Lindjen e Mesme po përparojnë në mënyrë të qëndrueshme dhe të fuqishme, me potencialin për të çuar në rezultate të konsiderueshme në të ardhmen e afërt. Për të lejuar që diplomacia të përfundojë ciklin e saj, i kërkoj fuqimisht Presidentit Trump që ta zgjasë afatin me 2 javë", - shkroi kryeministri pakistanez në një postim në rrjetet sociale.

LEXO EDHE: 3 skenarët/ Ç’do të ndodhë pas skadimit të ultimatumit të Trump ndaj Iranit

“Pakistani, me gjithë sinqeritetin, u kërkon vëllezërve iranianë të hapin Ngushticën e Hormuzit për një periudhë korresponduese prej 2 javësh si një gjest vullneti të mirë. Gjithashtu u bëjmë thirrje të gjitha palëve ndërluftuese të respektojnë një armëpushim kudo për dy javë, për të lejuar diplomacinë të arrijë një fund përfundimtar të luftës, në dobi të paqes dhe stabilitetit afatgjatë në rajon", - vazhdoi ai.

Sipas Shtëpisë së Bardhë, "presidenti është informuar mbi propozimin dhe do të ketë një përgjigje".

"Teherani po e shqyrton pozitivisht kërkesën e Pakistanit për një armëpushim dyjavor", - tha një zyrtar iranian për Reuters. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI