Flash

Makina me 220 km/h, momente para aksidentit fatal në aksin Fier-Vlorë (VIDEO)

Lapsi.al 7 April 2026
Makina me 220 km/h, momente para aksidentit fatal në aksin Fier-Vlorë

Detaje të reja dalin nga aksidenti i mëngjesit të sotëm (7 prill), në autostradën Fier–Vlorë, në zonën e njohur si Novoselë, ku ndërroi jetë një 23-vjeçar.

Nga të dhënat e mbledhura në vendngjarje dhe këqyrja e perimetrit të zonës ku ka ndodhur aksidenti, hetuesit kanë arritur në përfundimin paraprak se mjeti ka qenë duke lëvizur me shpejtësi shumë të lartë.

Pamjet e kamerave të sigurisë, ora 07:01, kanë fiksuar momentin kur automjeti me targa AB009GN kalon me shpejtësi ekstreme, rreth 220 kilometra në orë. Një shpejtësi e tillë konsiderohet tejkalim ekstrem i normave të lejuara.

Autoritetet vijojnë hetimet për të zbardhur plotësisht rrethanat e ngjarjes, ndërsa pritet edhe ekspertiza përfundimtare, e cila do të përcaktojë me saktësi dinamikën e aksidentit.

 

https://www.youtube.com/watch?v=2uC4Pz1meUs

Të këshilluara

GJKKO dënon me 11 vite burg Rezart Taçin

GJKKO ka dënuar me 11 vite burg Rezart Taçin, i cili u shpall fajtor për veprën penale të pastrimit të parave. Sipas vendimit të gjykatës, përveç dënimit me ...

16:22

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI