Flash

I dënuar për trafik droge, Italia dëbon një 40-vjeçar shqiptar

Lapsi.al 7 April 2026
I dënuar për trafik droge, Italia dëbon një 40-vjeçar

Autoritetet italiane kanë dëbuar një 40-vjeçar shqiptar, për shkak të së shkuarës së tij kriminale. Ai ishte dënuar me një dënim prej 7 vitesh e 9 muajsh burg për kryerjen e disa krimeve të cilat përshijnë vjedhjen dhe trafikun e lëndëve narkotike.

Ditët e fundit, ai u mor nga policia nga Selia Qendrore e Policisë së Ankonës nga burgu “Barcaglione” në Ankona, ku mbahej, dhe më pas u dërgua në pikën kufitare ajrore Falconara Marittima. 40-vjeçarit shqiptar i është ndaluar rihyrja në Itali për pesë vjet.

“Largimi fizik i shtetasve të huaj që janë banorë të paligjshëm dhe përbëjnë kërcënim për rendin dhe sigurinë publike nga territori ynë i pengon ata të qëndrojnë ilegalisht dhe të kryejnë krime të ndryshme.

Policia e Shtetit mbetet shumë vigjilente në luftën kundër imigracionit të paligjshëm, veçanërisht atyre që janë të rrezikshëm, që banojnë ilegalisht në territorin tonë dhe janë të aftë të prishin seriozisht rendin dhe sigurinë publike” tha shefi i Policisë së Ankonës.

Të këshilluara

GJKKO dënon me 11 vite burg Rezart Taçin

GJKKO ka dënuar me 11 vite burg Rezart Taçin, i cili u shpall fajtor për veprën penale të pastrimit të parave. Sipas vendimit të gjykatës, përveç dënimit me ...

16:22

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI