Flash

Fermerët kundër rishikimit të subvencionimit të naftës: S’presim dot shtatorin

Lapsi.al 7 April 2026
Fermerët kundër rishikimit të subvencionimit të naftës:

Një përfaqësi e fermerëve është takuar sot me Ministrin e Bujqësisë, Andis Salla dhe Ministrin e financave Petrit Malaj pas protestës për skemën e re të bujqësisë.

Pas takimit që zgjati dy orë, fermerët folën për mediat rreth diskutimeve që patën me dy ministrat.

Ata ranë dakord me ministrin që skema e kërkuar prej tyre për subvencionin e naftës do të kryhet me afat deri në shtator, por kjo ka hasur në kundërshtinë e fermerëve të tjerë duke thënë se nuk mund të presin deri në shtator.

Ata thanë se financimi duhet të nisë tani, pasi po falimentojnë duke shprehur hapur revoltën e tyre duke shkaktuar edhe debate mes fermerëve që ishin në takim dhe te tjerëve që protestuan sot.

“Përse lufta nuk është për janë rajonin. Nuk mban më. Le të zbresin poshtë, të vijnë këtu…Nuk pranojmë…”, u shpreh një prej fermerëve për mediat.

Fermerët, të cilët protestuan sot para Ministrisë së Bujqësisë, e konsiderojnë tallje skemën e re kombëtare për bujqësinë dhe blegtorinë.

"Skema tani është mashtrim, është për të na hedhur hi syve. Unë 250 mijë lekë në ditë të dalë zetori në punë për të punuar 8 orë. Nëse shteti nuk merr përgjegjësi ne do të organizohemi nga Shkodra deri në Vlorë, u bëj thirrje dhe qytetarëve, a u leverdis atyre të blejnë qumështin e Serbisë?”- u shpreh një prej fermerëve.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI