Flash

Dënohet biznesmeni Rezart Taçi me 11 vite burg

Lapsi.al 7 April 2026
Dënohet biznesmeni Rezart Taçi me 11 vite burg

GJKKO ka dënuar me 11 vite burg Rezart Taçin, i cili u shpall fajtor për veprën penale të pastrimit të parave.

Sipas vendimit të gjykatës, përveç dënimit me burg, është urdhëruar edhe konfiskimi i një shume prej 18.3 milionë eurosh, të depozituara në bankat shqiptare nga shtetas italianë të dyshuar si të lidhur me organizatën kriminale Cosa Nostra.

Kujtojmë se Prokuroria e Posaçme kërkoi 13 vite burg për biznesmenin Taçi, i cili është ende në kërkim dhe po gjykohet në mungesë për pastrim parash në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.

Taçi akuzohet nga SPAK për pastrim parash dhe grup të strukturuar kriminal. Procesi ndaj biznesmenit ishte pezulluar për një vit për shkak se ai nuk është gjetur për t’u arrestuar në zbatim të një mase sigurie “arrest në burg” dhënë në mungesë ndaj tij.

Rezart Taçi u shpall në kërkim ndërkombëtar nga SPAK në nëntor të vitit 2021, pasi u akuzua se ishte përfshirë në një operacion financiar për fshehjen e mbi 18 milionë eurove nga konfiskimi në Itali dhe pastrimin e tyre në Shqipëri, të organizatës mafioze “Cosa Nostra”.

Më 25 prill 2023, Gjykata e Posaçme deklaroi fajtorë dhe dënoi dy të besuarit e Rezart Taçit në këtë veprimtari kriminale, Artur Ballën dhe Bledar Lilon, përkatësisht me 6 vjet e 8 muaj dhe 7 vjet e 4 muaj burgim.

Sipas hetimit të zhvilluar nga drejtoria Antimafia në Prokurorinë e Palermos dhe nga SPAK, operacioni financiar për pastrimin e parave është shtrirë në Itali, Zvicër dhe Tiranë. Atëherë u raportua se si pjesë e këtij operacioni përfundoi në arrest shtëpiak sipërmarrësi 90 vjeçar italian, Francesco Zummo, i hetuar më parë nga magjistrati Giovanni Falcone si i dyshuar për favorizimin e organizatës mafioze “Cosa Nostra”.

Prokuroria e Palermos arrestoi gjithashtu kontabilistin Fabio Petruzzella, vëllai i një magjistrati palermitan që jeton dhe punon në Milano. Sipas SPAK, skema financiare është drejtuar nga Zummo dhe Petruzella, në bashkëpunim me një shtetas zviceran me origjinë italiane dhe ish-bosin shqiptar të naftës, Rezart Taçi. Transaksionet bankare të kryera nga të arrestuarit në një bankë të nivelit të dytë në Shqipëri, janë realizuar pjesërisht pas ndërhyrjes së SPAK dhe sekuestrimit të 18 milionë eurove.

Të këshilluara

GJKKO dënon me 11 vite burg Rezart Taçin

GJKKO ka dënuar me 11 vite burg Rezart Taçin, i cili u shpall fajtor për veprën penale të pastrimit të parave. Sipas vendimit të gjykatës, përveç dënimit me ...

16:22

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI