Flash

Demokratët dhe ish-anëtarët e MAGA: Trump nuk është mirë mendërisht

Lapsi.al 7 April 2026
Demokratët dhe ish-anëtarët e MAGA: Trump nuk është

Kundërshtarët politikë të Donald Trump po vënë në pikëpyetje shëndetin e tij mendor dhe po i interpretojnë deklaratat e ditëve të fundit si prova se presidenti amerikan vuan nga demenca.

“Duket se ai e ka humbur kontrollin”, - tha senatori demokrat Jack Reid. “Aftësitë mendore të presidentit po shemben”, - u ankua përfaqësuesja progresive Alexandria Ocasio-Cortez .

“Është koha t’i themi jo” presidentit, kërkoi komentatori i ekstremit të djathtë Tucker Carlson, duke iu drejtuar zyrtarëve të Shtëpisë së Bardhë dhe ushtarakëve.

Ish-përfaqësuesja Marjorie Taylor Greene, një ish-mbështetëse e Trump e cila tani është kthyer kundër tij, tha të dielën se presidenti është “çmendur”.

Sot, duke i bërë jehonë retorikës së shumë demokratëve, politikania ultrakonservatore mbështeti thirrjen e Amendamentit të 25-të të Kushtetutës. Ky Amendament ka të bëjë me shkarkimin e një presidenti që konsiderohet i papërshtatshëm për të kryer detyrat e tij.

Dhuna ekstreme e deklaratave të fundit të presidentit shoqërohet me kontradikta. Sot, në të njëjtin mesazh, ai kërcënoi të shkatërronte Iranin, përmendi mundësinë e një kompromisi dhe përfundoi me frazën: "Zoti e bekoftë popullin e madh të Iranit".

Sa i përket Ngushticës së Hormuzit, hapjen e së cilës ai po e kërkon urgjentisht tani, deri vonë deklaronte se ishte indiferent nëse ajo mbetej e mbyllur apo jo.

Synimet që ai prezanton tani për operacionin ushtarak që filloi më 28 shkurt janë gjithashtu kontradiktore. Fillimisht ai e lidhi atë me "ndryshimin e regjimit", pastaj e mohoi këtë qëllim dhe në fund tha se "regjimi" tashmë ka rënë.

Më 26 mars, ai deklaroi se “nuk i interesonte” rezultati i negociatave me iranianët. Tani ai po kërkon që bisedimet të japin fryte, duke kërcënuar se do të shkatërrojë infrastrukturën e vendit nëse nuk e bëjnë këtë.

Për këtë qëllim, ai i ka lëshuar Teheranit një sërë “ultimatumesh”, i fundit prej të cilëve skadon në orën 8 të mbrëmjes sipas kohës së Uashingtonit (ora 2 e mëngjesit të së mërkurës, sipas kohës së Shqipërisë). ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Ortaku besprerë i Ron Yeffetit

Fabula e përdorimit të sipërmarrëses Arieta Puca, që u promovua nga Rama, për ti hapur rrugën hyrjes në skenë të mikut të tij hebre, përbën realizimin më gjenial të të njëjtit skenar të rilindjes: “Sa më e madhe ëndrra që hidhet në treg, aq më e rëndë është goditja financiare që po përgatitet”

13:41 Andi Bushati

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

91.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI