Flash

Arrestohet në Mitrovicë postari i Serbisë, jepte në mënyrë “të paligjshme” dërgesa

Lapsi.al 7 April 2026
Arrestohet në Mitrovicë postari i Serbisë, jepte në

Policia e Kosovës ka ndaluar dy persona në Mitrovicën e Veriut, nën dyshimin se, si punonjës të Postës së Serbisë, kanë shpërndarë në mënyrë “të paligjshme” dërgesa postare. Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Veton Elshani, tha për Radion Evropa e Lirë se këta persona janë ndaluar pas një njoftimi se po shpërndanin letra.

“Morëm informacion se kishin dërgesa postare me vete, kryesisht bëhej fjalë për vendime nga gjykatat [e Serbisë]. Kjo është e paligjshme për Kosovën, letrat gjyqësore duhet të arrijnë përmes Ministrisë së Drejtësisë”, tha Elshani.

Ai shtoi se të ndaluarit janë liruar pas marrjes në pyetje dhe se me këtë rast tani po merret Departamenti për Krime Ekonomike. Radio Evropa e Lirë mëson nga burimet brenda Postës së Serbisë se punonjësit e saj në Kosovë kanë vazhduar të punojnë pjesërisht në terren edhe pas mbylljes së institucioneve.

Institucionet e Serbisë në Kosovë konsiderohen nga autoritetet e Kosovës si paralele dhe të paligjshme, ndërsa mbyllja e tyre ka nisur në fillim të vitit 2024, pavarësisht kritikave të bashkësisë ndërkombëtare se fillimisht duhej të gjendej një zgjidhje alternative për ofrimin e shërbimeve për qytetarët, të cilët kryesisht vijnë nga radhët e komunitetit serb.

Për shembull, serbët nga Kosova marrin të ardhura të ndryshme nga buxheti i Serbisë, disa prej të cilave u janë paguar në sportelet e Postës së Serbisë, si shtesat për fëmijë ose për lehonat, pensionet, ndihma sociale dhe të ngjashme. Radio Evropa e Lirë në fillim të vitit 2025 ka publikuar edhe rrëfimin e një punonjësi në një nga institucionet e Serbisë, i cili ka deklaruar se disa ditë në javë punon edhe nga shtëpia, nga Kosova.

Përveç Postës së Serbisë, gjatë dy vjetëve të fundit janë mbyllur edhe Banka Postare e Kursimeve, Banka Kombëtare e Serbisë, drejtoritë e Fondit për Sigurime Pensionale dhe Invalidore, qendrat për punë sociale, ndërmarrjet komunale publike, organet e përkohshme komunale dhe shumë institucione të tjera.

Beogradi zyrtar refuzon t’i mbyllë këto institucione, dhe shumicën i ka zhvendosur në zonat kufitare brenda territorit të Serbisë. Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka deklaruar më parë se me mbylljen e institucioneve serbe në Kosovë rreth 5.800 persona kanë mbetur pa vendet e tyre të punës, por se ata do të vazhdojnë të marrin pagat./REL

Të këshilluara

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI