Flash

Trump: Gazetari që dha lajmin për pilotin e humbur në Iran rrezikon burgun

Lapsi.al 6 April 2026
Trump: Gazetari që dha lajmin për pilotin e humbur në Iran

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump u shfaq dukshëm i acaruar nga rrjedhja e informacionit në media në lidhje me ekzistencën e një piloti të zhdukur në Iran, pas rrëzimit të një avioni luftarak F-15. Ai bëri deklarata të forta gjatë një konference për shtyp që dha në Shtëpinë e Bardhë.

Ai nuk hezitoi ta kërcënonte me burgim gazetarin përgjegjës për rrjedhjen e lajmit nëse ai refuzonte të zbulonte burimin e tij, duke përmendur “arsye sigurie kombëtare”.

Trump theksoi se iranianët nuk ishin në dijeni se kishte një person të zhdukur dhe rrjedhja e informacionit rrezikoi operacionin masiv të organizuar për ta gjetur dhe shpëtuar atë.

Trump tha gjithashtu se u dërgoi armë protestuesve në Iran, por siguroi se ato u vodhën nga "një grup specifik njerëzish".

“Ne dërguam armë, shumë armë, që duhej t'u kishin shkuar iranianëve në mënyrë që ata të mund të luftonin këta hajdutë", - tha presidenti amerikan në margjinat e një feste të Pashkëve në Shtëpinë e Bardhë, duke shtuar: "E dini çfarë ndodhi? Njerëzit të cilëve ua dërguam i mbajtën për vete. Kështu që jam shumë i zemëruar me një grup të caktuar njerëzish dhe ata do të paguajnë një çmim të lartë për këtë."

Më herët Trump akuzoi kurdët se kishin marrë armë të destinuara për protestuesit, në një bisedë telefonike me një gazetar të Fox News, i cili më pas transmetoi komentet e presidentit në rrjetin televiziv. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Nesër Vlora pa ujë

Qytetarët e Vlorës do të përballen nesër me ndërprerje të furnizimit me ujë. Ujësjellës-Kanalizime Vlorë ka bërë me dije përmes një njoftimi se në zbatim të pro...

20:23

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI