Flash

Nesër Vlora pa ujë

Lapsi.al 6 April 2026
Nesër Vlora pa ujë

Qytetarët e Vlorës do të përballen nesër me ndërprerje të furnizimit me ujë. Ujësjellës-Kanalizime Vlorë ka bërë me dije përmes një njoftimi se në zbatim të projektit të ujësjellësit të ri të qytetit nesër do të punohet për lidhjen e nyjeve të rrjetit të ri të ujësjellësit me rrjetin ekzistues.

Si rezultat do të ketë ndërprerje furnizimi me ujë në zonën bregdetare: “Uji i Ftohtë”, “Lungomare”, “10 Korriku”, “Kalaja” dhe “Jonufra”.

Bëhet gjithashtu me dije se pjesa tjetër e qytetit nuk do të furnizohet me ujë vetëm gjatë orarit të pasdites së së martës, ndërsa gjatë mëngjesit të ditës së mërkurë furnizimi do të vijojë normalisht.

NJOFTIMI PËR QYTETARËT E VLORËS

Në zbatim të projektit të ujësjellësit të ri të qytetit të Vlorës, ditën e martë, më 7 Prill do të punohet për lidhjen e nyjeve të rrjetit të ri të ujësjellësit me rrjetin ekzistues në zonat:

"Lungomare"

Lagjja “24 Maji”

Lagjja "1 Maji"

Ujësjellës Kanalizime Rajoni Vlorë, njofton qytetarët dhe bizneset se, në kuadër të këtyre ndërhyrjeve, ditën e martë do të ketë stakim të detyruar të stacionit kryesor për shkak të punimeve.

Si rrjedhojë, do të ndërpritet furnizimi me ujë në zonën bregdetare:

“Uji i Ftohtë”

“Lungomare”

“10 Korriku”

“Kalaja”

“Jonufra”

Pjesa tjetër e qytetit nuk do të furnizohet me ujë vetëm gjatë orarit të pasdites së së martës.

Gjatë mëngjesit të ditës së mërkurë, furnizimi do të vijojë normalisht.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI