Flash

Ministri i Jashtëm: 9 vendet e BE nuk na kanë bllokuar, por kanë disa pyetje shtesë!

Lapsi.al 6 April 2026
Ministri i Jashtëm: 9 vendet e BE nuk na kanë bllokuar, por kanë

Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha ka thënë se procesi drejt anëtarësimit në BE nuk është bllokuar, por sipas tij, 9 vendet anëtare kanë pasur disa pyetje shtesë për Shqipërinë. Në një intervistë për Euroneës Albania, ministri u shpreh se "Ato 9 apo sa kanë qenë janë vende që bëjnë pyetje, bëjnë pyetje shtesë dhe nuk kanë bllokuar gjë".

Komenti i ministrit vjen pas raportimit të Lapsi.al se negociatat e Shqipërisë me Bashkimin Europian janë futur në një fazë frenimi të integrimit, që u konkretizua në diskutimet e datës 1 Prill në COELA që është një grup pune i Këshillit të Bashkimit Europian, ku përfaqësues të të gjitha shteteve anëtare diskutojnë në nivel teknik dhe politik procesin e zgjerimit.

Nga 9 vende anëtare të Bashkimit Europian janë ngritur disa çështje që rrezikojnë avancimin me negociatat dhe që përfshijnë Gjermaninë, Luksemburgun, Holandën, Suedinë, Austrinë, Finlandën, Poloninë, Greqinë dhe Bullgarinë, shtete të cilatt nuk janë ende të bindura se është momenti për t’i dhënë dritën jeshile Shqipërisë.

E paralajmëruan për “Ballukun”/ 9 vende të BE ngrijnë negociatat me Shqipërinë

Secila prej tyre ka ngritur flamuj të kuq në fusha të ndryshme: Polonia për klimën e biznesit, Greqia për të drejtat e pronësisë, pakicat kombëtare, Bullgaria për pakicat, Austria për çështje konkrete si IPARD-i etj. Hezitimi i tyre kërkon pyetje të tjera shtesë.

“Unë u them me bindje të plotë dhe të padiskutueshme që procesi nuk është bllokuar dhe as nuk është ngadalësuar, por nëse duam të jemi të sinqertë me procesin duhet të kuptojmë natyrën e procesit. Shqipëria është i pari dhe i vetmi vend që po negocion në këtë aspekt metodologjinë e re.

Janë 92 hendekë të mbushur, ku për sa kohë Komisioni Europian e ka pranuar dhe jep shpjegime dhe flet në emrin tonë në bazë të raportit.

Pra, përderisa Komisioni Europian është dakord që këto hendeqe janë mbushur mjaftueshëm për të krijuar besimin që Shqipëria është në rrugë të mbarë dhe të pakthyeshme, meriton t’i jepet OK dhe vazhdon faza tjetër, që është faza e kapitujve.

Procesi ka natyrën e vet, ka kompleksitetin e vet dhe vendet anëtare janë ato që do të vendosin dhe unë e kuptoj shumë mirë që do të kenë pyetje. Ato 9 apo sa kanë qenë janë vende që bëjnë pyetje, bëjnë pyetje shtesë dhe nuk kanë bllokuar gjë.

Më gjeni dhe shkoni dhe pyetini ato vende që thonë se na kanë bllokuar apo jo dhe merrni përgjigje.

Asgjë nuk është e lehtë për në Bashkimin Europian, asgjë nuk është e lehtë në Komisionin Europian, janë absolutisht kërkues dhe super kërkues dhe e kam thënë edhe disa herë, edhe me shaka, i jap një përgjigje, të bëjnë dy pyetje, kjo është natyra dhe e kam parë vetë.

Procesi është shumë kërkues dhe shumë dinamik, ka fusha që nga jashtë mund të konsiderohen më të lehta, por në fakt duhet t’i mbushim me të mirën e mundshme”, u shpreh Ferit Hoxha.

Të këshilluara

Parashikimi i motit për këtë të hënë

Ditën e hënë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin me vranësira të pakta kalimta...

07:45

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI