Flash

Juventus i falet Bremer e McKennie, Di Gregorio pret penallti: Genoa thyhet në Torino

Lapsi.al 6 April 2026
Juventus i falet Bremer e McKennie, Di Gregorio pret penallti: Genoa thyhet

Juventus përfiton nga hapat fals të kundërshtarëve në garën për Champions League: në javën e 31-të të Serie A, bardhezinjtë mposhtën 2-0 Genoa-n në shtëpi. Mjaftuan katër minuta që skuadra e teknikut Spalletti të zhbllokonte ndeshjen: pas një goditjeje nga këndi, Bremer arriti të gjente devijimin fitues që vlejti për 1-0. Ligurët patën vështirësi në menaxhimin e daljeve të kundërshtarëve të tyre dhe në minutën e 17-të erdhi edhe 2-0: Cambiaso gjeti vrapimin e Conceicao, pasim prapa për McKennie që nuk fali dhe firmosi dyfishimin. Amerikani iu afrua golit të tretë në fundin e pjesës së parë, ndërsa Perin u detyrua të dilte në pushim.

Në fillimin e pjesës së dytë ishte sërish McKennie ai që iu afrua golit të tretë, ashtu si edhe David që goditi shtyllën. De Rossi aktivizoi Baldanzin në vend të Messias dhe kuqeblutë u zgjuan. Në minutën e 74’ u akordua një penallti për miqtë, por nga pika e bardhë Martin u hipnotizua nga Di Gregorio, i cili nga stoli u bë protagonist dhe e bëri fundin e ndeshjes më të qetë për bardhezinjtë. Juventus fitoi 2-0 dhe u ngjit në kuotën e 57 pikëve, -1 nga Como i vendit të katërt dhe +3 nga Roma. Genoa mbeti në kuotën e 33 pikëve.

Lexo më tej: E panë t'i shënonte Shqipërisë: Juventus, blitz në Poloni për Robert Lewandowski

Me gjithë egërsinë sportive të nevojshme, Juventus fitoi 2-0 ndaj Genoa-s, duke lënë pas në renditje Romën (pas humbjes me Inter) dhe duke u afruar në -1 nga vendi i katërt që mbahet nga Como (i ndalur në 0-0 nga Udinese). Skuadrës së teknikut Spalletti iu deshën vetëm shtatëmbëdhjetë minuta për të orientuar një ndeshje në letër të përballueshme, por jo të lehtë, duke pasur parasysh efektet që ka pasur kura De Rossi te Genoa dhe gjendjen jo optimale psikofizike të shumë juventinëve të kthyer nga kombëtaret, përfshirë ata që vuajtën mungesën e kualifikimit si italianët Locatelli dhe Cambiaso (me Gatti-n në stol).

Tre nota negative për Juventus në fund të ndeshjes: kartoni i verdhë për McKennie, që do të humbasë përballjen direkte me Atalantën, si dhe dëmtimet e Perin dhe Vlahovic (probleme në pulpë për të dy, me sulmuesin që e ndjeu shqetësimin gjatë nxehjes). Po aq pozitive ishin tre të tjera: rikthimi në nivel të mirë i Milik dhe portierit Di Gregorio, si dhe duartrokitja e parë e sinqertë, e shoqëruar edhe me një kor mbështetjeje nga ultrasit, për teknikun Spalletti.

Të këshilluara

ide

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashk

11:29 Ferdinand Dervishi

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

93.69

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI