Flash

Berisha: Mediat e kontrolluara nga qeveria duan të mbajnë në këmbë regjimin e Ramës

Lapsi.al 6 April 2026
Berisha: Mediat e kontrolluara nga qeveria duan të mbajnë në

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha tha se mediat e kontrolluara nga qeveria duan me çdo kusht të mbajnë në këmbë regjimin mafioz të Ramës. Duke folur në ‘Foltoren’ tek kryeministria, Berisha u shpreh se mediat paguhen nga Rama për të shtrëmbëruar realitetin. Ai tha se në debatet televizive, flitet për Tiranën si të ishtë Praga apo Parisi.

"Sot, mediat e kontrolluara nga qeveria, 24 orë në 24 orë në 7 ditë të javës shpërndajnë mashtrime, trillime, me të cilat kanë vetëm një qëllim, të mbajnë me çdo kusht në këmbë regjimin mafioz të Edi Ramës, pasi ai u ushqen ato me paratë qau vjedh qytetarëve. I ndiqni debatet në studiot e tyre, ato flasin për Tiranën dhe Shqipërinë sikur po flasin për Pragën, për Berlinin, për Parisin apo për vende dhe kryeqytete ku demokracia është e paprekshme.

Ato në këtë mënyrë barazojnë Edi Ramën, padrinon më të rrezikshëm të mafies së Ballkanit, me njerëzit e lirë, me udhëheqës të lirë, me qeveri që respektojnë vullnetin e qytetarëve, me qeveri që zëvendësohen me votën e qytetarëve. Po t’i ndiqni, kanë një frazë standard që ua dikton zyra e Edi Ramës. Në një sistem demokratik, thonë ata, në një kohë kur në Shqipëri ky sistem nuk ekziston, por ata duan me çdo kusht të legjitimojnë pushtetin e krimit të Edi Ramës.

Në një sistem demokratik, thonë ata, lakej dhe çakej të regjimit të krimit, përpiqen të bindin shqiptarët se demokraci është regjim i cili votën e qytetarëve e rrëmben me kartele droge, e rrëmben me miliarda euro, e blen, e rrëmben me të gjitha mënyrat dhe i shndërron zgjedhjet në farsë. Në një sistem demokratik, thonë ata, lakej dhe çakej që ushqehen si shushunja me taksat tuaja, duan të mbulojnë vjedhjet e tmerrshme të Edi Ramës. Duan të mbulojnë përçmimin e madh që ai ka për qytetarët" - tha Berisha. /LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI