Flash

Aksident në Vlorë, shoferi përplas të miturin dhe largohet nga vendngjarja

Lapsi.al 6 April 2026
Aksident në Vlorë, shoferi përplas të miturin dhe largohet

Një i mitur është aksidentuar dje në lagjen “Uji i Ftohtë” në Vlorë, fatmirësisht jashtë rrezikut për jetën, teksa ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Ndërkohë shoferi i mjetit tip Golf, pas aksidentit është larguar nga vendi i ngjarjes. Policia po punon për identifikimin dhe arrestimin e tij.

“Specialistët referuan materialet në Prokurori pasi dje, në lagjen “Uji i Ftohtë”, një automjet tip “Golf” ka aksidentuar një të mitur.

I mituri ndodhet i shtruar në Spital, jashtë rrezikut për jetën. Drejtuesi i automjetit është larguar nga vendi i ngjarjes, punohet për identifikimin dhe kapjen e tij”, sqaron policia.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI