Flash

Po tani, a duhet të dorëhiqet Veliaj?

Deri më tani për ta nxjerë Lalin nga burgu u përdor alibia e mos dëmtimit të interesit të qytetarëve dhe punëve të Tiranës. Këtej e tutje, pasi mirë apo keq, Gjykata e Lartë vendosi të lërë edhe për një kohë relativisht të gjatë të izoluar, duhet të jesh i pafytyrë që të mbrosh idenë se ai mund të mbetet kryebashkiak edhe në dëm të këtij interesi

12:27 Andi Bushati

“The Sun”: 5 shqiptarë burgosen çdo ditë në Britani

Lapsi.al 5 April 2026
“The Sun”: 5 shqiptarë burgosen çdo ditë në

Nga “The Sun”/ 5 shqiptarë burgosen çdo ditë në Mbretërinë e Bashkuar, sipas një investigimi të tabloidit britanik “Sun on Sunday”.

Shifrat e Ministrisë britanike të Drejtësisë tregojnë se 1,865 persona nga ky vend ballkanik u dërguan në burg nga janari deri në shtator të vitit të kaluar.

Në total, ishin 75,289 persona të të gjitha kombësive, përfshirë të të paraburgosurit dhe kriminelë të dënuar, u futën në qeli deri në shtator 2025 sipas statistikave të Ministrisë së Drejtësisë.

Shtetasit shqiptarë përbëjnë vazhdimisht përqindjen më të lartë të shtetasve të huaj në burgjet e Mbretërisë së Bashkuar - rreth 9% të të gjithë kriminelëve të huaj të burgosur.

Një analizë e “The Sun on Sunday” tregon se në 3 muajt e parë të këtij viti, 58 shqiptarëve u janë dhënë dënime me të paktën 1 vit burg për krime që variojnë nga veprat penale të drogës deri te kontrabanda e njerëzve.

Shkelësit e ligjit me shtetësi të huaj që marrin dënime prej 12 muajsh ose më shumë u dorëzohen automatikisht urdhra dëbimi pasi burgosen.

Ligjet e reja që do të miratohen nga Partia Laburiste do të bëjnë që disa të burgosur të deportohen që pasi të kenë kaluar një të tretën e dënimit të tyre, nga gjysma e dënimit që është aktualisht.

Që nga zgjedhjet e vitit 2024, Partia Laburiste thotë se më shumë se 58,500 migrantë të paligjshëm dhe kriminelë të huaj janë larguar ose deportuar nga vendi.

Mbretëria e Bashkuar ka një marrëveshje transferimi të të burgosurve me Shqipërinë, që do të thotë se çdo shqiptar i dënuar me 4 vjet ose më shumë dënim nga një gjykatë e Mbretërisë së Bashkuar do të dërgohet përsëri në vendin e tij të origjinës për të vuajtur dënimin.

Një zëdhënës i Ministrisë së Drejtësisë u shpreh: “Kjo qeveri ka rritur deportimin e shkelësve të huaj me më shumë se 8,700 të larguar që nga korriku 2024 - një rritje prej 32% krahasuar me 19 muajt e mëparshëm. Për më tepër, ne po ndryshojmë ligjin në mënyrë që të burgosurit e huaj të mund të deportohen më herët se kurrë më parë." ©LAPSI.al

Të këshilluara

AKU bllokon mbi 7 ton djathë në Shkodër

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit në Shkodër, gjatë kontrollit të subjektit “Nail Idrizi”, që ushtronte aktivitet baxho, ka bllokuar 7,196 kg djathë të bardhë lope...

11:53

ide

Po tani, a duhet të dorëhiqet Veliaj?

Deri më tani për ta nxjerë Lalin nga burgu u përdor alibia e mos dëmtimit të interesit të qytetarëve dhe punëve të Tiranës. Këtej e tutje, pasi mirë apo keq, Gjykata e Lartë vendosi të lërë edhe për një kohë relativisht të gjatë të izoluar, duhet të jesh i pafytyrë që të mbrosh idenë se ai mund të mbetet kryebashkiak edhe në dëm të këtij interesi

12:27 Andi Bushati

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

91.69

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI