Flash

Të shtëna me armë pranë Shtëpisë së Bardhë/ Shërbimi Sekret jep detaje

Lapsi.al 5 April 2026
Të shtëna me armë pranë Shtëpisë së

Shërbimi Sekret amerikan njoftoi se po heton për disa të shtënat me armë gjatë natës së kaluar pranë Shtëpisë së Bardhë. Oficerët e policisë reaguan menjëherë pas mesnatës së dielës pas raportimeve për të shtëna me armë në afërsi të Parkut Lafayette.

Sipas deklaratës, nuk u raportuan të lënduar dhe u krye një kontroll i parkut dhe zonës përreth. Anjë person i dyshuar nuk është ndaluar për momentin.

Parku Lafayette ndodhet shumë pranë Shtëpisë së Bardhë. Presidenti Trump ndodhet në Uashington dhe po organizon një darkë familjare të Pashkëve në Shtëpinë e Bardhë që do të mbahet këtë të diel. Agjenda e Shtëpisë së Bardhë do të mbetet normale, megjithëse është vendosur një pozicion i shtuar sigurie, tha Shërbimi Sekret.

Për disa orë u mbyllën disa rrugë ngjitur me parkun. Shefi i Komunikimit për Shërbimin Sekret Anthony Guglielmi shkroi në një postim në X se pas orës 8 të mëngjesit kufizimet ishin hequr.

Shërbimi Sekret tha se po kërkon një automjet me të cilin besohet se ishte larguar autori. Zyrtarët inkurajuan publikun që të informojë nëse sheh diçka të dyshimtë. ©LAPSI.al

Të këshilluara

AKU bllokon mbi 7 ton djathë në Shkodër

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit në Shkodër, gjatë kontrollit të subjektit “Nail Idrizi”, që ushtronte aktivitet baxho, ka bllokuar 7,196 kg djathë të bardhë lope...

11:53

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI