Flash

Ndahet nga jeta aktori Ilir Shkurti

Lapsi.al 5 April 2026
Ndahet nga jeta aktori Ilir Shkurti

Ndahet nga jeta aktori shqiptar Ilir Shkurti. Ai ishte një nga figurat e njohura të jetës artistike të qytetit dhe të kinematografisë shqiptare, ku spikati si aktor karakteresh në disa filma të Kinostudios.

I lindur më 30 dhjetor 1957 në Pogradec, Shkurti ishte pjesë e brezit të aktorëve që kontribuan në skenën e humorit dhe teatrit lokal.

[caption id="" align="alignnone" width="510"]Gëzuar ditëlindjen Ilir Shkurti 🎉 🥂 Sot feston ditëlindjen aktori  pogradecar Ilir Shkurti, i lindur më 30 dhjetor 1957 në Pogradec. Në këtë  prag të Vitit të Ri, i urojmë shëndet të Në filmin “Shkëlqim i përkohshëm”[/caption]

Por u bë i njohur për publikun përmes interpretimeve në Estradën e Pogradecit, ku solli role humoristike dhe karakteriale që u pritën me dashuri.

[caption id="" align="alignnone" width="507"]Gëzuar ditëlindjen Ilir Shkurti 🎉 🥂 Sot feston ditëlindjen aktori  pogradecar Ilir Shkurti, i lindur më 30 dhjetor 1957 në Pogradec. Në këtë  prag të Vitit të Ri, i urojmë shëndet të Në filmin “Kush vdes në këmbë”[/caption]

Përveç skenës së estradës, Shkurti mori pjesë edhe në disa prodhime të kinematografisë shqiptare, mes tyre filmat “Rrethimi i vogël”, “Binarët” dhe “Ngjyrat e moshës”, “Shkëlqim i përkohshëm” apo dhe “Kush vdes në këmbë” duke u bërë pjesë e brezit të artistëve që kontribuan në filmat e periudhës së Kinostudios shqiptare. 

Shuhet aktori Ilir Shkurti | Albanian Post | Albanian Post

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI