Flash

Rama: Kush thotë është rritur korrupsioni, është një gënjeshtër e madhe

Lapsi.al 4 April 2026
Rama: Kush thotë është rritur korrupsioni, është

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim në njësinë 12 në Tiranë.

Gjatë fjalës së tij Rama theksoi se ka pasur një rritje ekonomikë, ndërsa shtoi se gjithashtu ka pasur edhe rritje të investimeve të huaja apo edhe të turizmit.

Megjithatë një kritikë kryeministri e ka bërë edhe për kundërshtarët duke thënë se janë të verbër dhe se nuk e duan integrimin e vendit.

“Kemi hapur të gjithë kapitujt e negociatave për 11 muaj, asnjë vend nuk e ka bërë këtë më parë. Por duhet të kuptojmë që jemi vetëm në këtë betejë. Sepse gjithë të tjerët që nuk janë anëtarë apo mbështetës të PS janë kundër nesh. Janë kaq të verbër saqë ngatërrojnë interesin kombëtar dhe të shfrytëzojmë këtë moment historik për rrugën në BE. Kemi fituar respekt, besim e kemi vënë Shqipërinë në një tjetër pozicion dhe në të njëjtën kohë kemi rritur ekonominë.

Pagat i kemi rritur në mënyrë sistematike dhe tani kemi nisur të paguajmë edhe vjetërsinë në punë. Mësuesit, mjekët, ushtarakët, punonjësit e policisë po ashtu paguhen për vjetërsi në punë. Kush thotë është rritur korrupsioni, është një gënjeshtër e madhe. Po të ishte rritur korrupsioni, nuk do rritej ekonomia, nuk do rritej pensioni, dhe unë e refuzoj me neveri këtë narrativë që nuk dinë të thonë asgjë tjetër vetëm vjedhje vjedhje, sepse po të ishte kështu nuk do ndodhnin ndryshimet e mëdha që kanë ndodhur”, tha ai.

Të këshilluara

Si parashikohet moti për këtë të shtunë

Ditën e shtunë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike kryesisht të qëndrueshme. Moti parashikohet alternime kthjellimesh dhe vranësira të cilat hera...

08:27

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI