Flash

Gjykata liron nga burgu Ilia Ndokën, kushëriri i ish-deputetit të PS-së

Lapsi.al 4 April 2026
Gjykata liron nga burgu Ilia Ndokën, kushëriri i ish-deputetit të

Gjykata e Posaçme ka liruar nga burgu shtetasin Ilia Ndoka, kushëririn e ish-deputetit të Partisë Socialiste Arben Ndoka, i cili rezulton i ndaluar për pastrim parash në kuadër të operacionit “Revanshi”. Mësohet se gjykata vendosi detyrim paraqitje për Ndokën të premten e parë dhe të tretë të çdo muaji.

Sipas SPAK-ut, dyshohet se Ilia Ndoka ka ndihmuar me para dhe informacion kushëririn e tij, Arben Ndoka, në përpjekjet për të identifikuar dhe ndëshkuar autorët e vrasjes së vëllait të këtij të fundit, Aleksandër Ndoka. Fillimisht, ai u ndalua në Itali dhe më pas u ekstradua në vendin tonë, ku ndaj tij rëndojnë akuzat e pastrimit të parave, pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal dhe kryerja e krimeve në kuadër të këtij grupi.

Të këshilluara

Si parashikohet moti për këtë të shtunë

Ditën e shtunë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike kryesisht të qëndrueshme. Moti parashikohet alternime kthjellimesh dhe vranësira të cilat hera...

08:27

ide

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI