Flash

Adjessa hyn si zëvendësues e shënon tre gola: Egnatia fundos Bylis në pjesën e dytë

Lapsi.al 4 April 2026
Adjessa hyn si zëvendësues e shënon tre gola: Egnatia fundos

Egnatia është rikthyer te fitorja në kampionat, duke mposhtur me shifrat 3-0 Bylis në një ndeshje që u zgjidh plotësisht pas pushimit. Rrogozhinasit ndjekin kështu Vllazninë kryesuese, në kohën kur ndeshjet pakësohen deri në fund të sezonit të rregullt. Në telashe Bylis, që ka tashmë vetëm dy pikë larg Tiranën në zonën e rënies, ndërsa një fitore e Vorës të dielën me Teutën do ta barazonte me pikë me skuadrën e Bellait.

Pjesa e parë prodhoi pak raste dhe ritëm të ulët, me të dyja skuadrat që u treguan të kujdesshme dhe pa shumë ide në fazën sulmuese. Megjithatë, gjithçka ndryshoi në pjesën e dytë, kur trajneri i Egnatias hodhi në fushë Daniel Adjessa.

[video width="768" height="360" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2026/04/69d1366a1874f.mp4"][/video]

Lexo më tej: Partizanit i anulohen dy gola, Vllaznia i merr fitoren në fund me dy gola të Dodaj

Sulmuesi i afruar gjatë merkatos së janarit rezultoi lëvizja vendimtare e takimit. Ishte pikërisht ai që zhbllokoi ndeshjen në minutën e 69-të, duke i dhënë avantazhin rrogozhinasve në momentin kur sfida dukej e bllokuar.

[video width="790" height="360" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2026/04/69d144fc482e5.mp4"][/video]

Pas golit të parë, Egnatia menaxhoi më mirë ritmin e lojës, duke pritur kundërshtarin dhe duke goditur në kundërsulm. Në minutat e fundit, Adjesa kompletoi mbrëmjen e tij perfekte me edhe dy gola të tjerë, duke vulosur një tripletë personale dhe një fitore me shumë vlerë për skuadrën e Rrogozhinës. Triumfi 3-0 jo vetëm që i jep fund serisë negative të Egnatias, por i rikthen skuadrës edhe besimin në një moment delikat të sezonit.

[video width="790" height="360" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2026/04/69d144fc482e5-1.mp4"][/video]

Të këshilluara

ide

Ortaku besprerë i Ron Yeffetit

Fabula e përdorimit të sipërmarrëses Arieta Puca, që u promovua nga Rama, për ti hapur rrugën hyrjes në skenë të mikut të tij hebre, përbën realizimin më gjenial të të njëjtit skenar të rilindjes: “Sa më e madhe ëndrra që hidhet në treg, aq më e rëndë është goditja financiare që po përgatitet”

13:41 Andi Bushati

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI