Flash

"Me dhimbje në zemër", Gennaro Gattuso largohet nga Italia: ja kush janë kandidatët

Lapsi.al 3 April 2026
"Me dhimbje në zemër", Gennaro Gattuso largohet nga Italia:

Gennaro Gattuso largohet nga Kombëtarja. Trajneri, pas humbjes së Italisë kundër Bosnje-Hercegovinës, që vulosi përjashtimin e të kaltërve nga Botërori, ka vendosur të zgjidhë kontratën me FIGC. Për mundësinë e qëndrimit të tij në krye të Italisë nuk kishte thuajse asnjë dyshim që nga vërshëllima përfundimtare e ndeshjes së Zenica. Një vendim që erdhi pas tërmetit që tronditi FIGC, me dorëheqjen e presidentit Gabriele Gravina të shoqëruar nga ajo e Gianluigi Buffon, shef delegacioni i kombëtares, por që ishte maturuar nga Gattuso që në momentin e mungesës së kualifikimit.

Tani hapet gara për pasardhësin: kandidatët më të kuotuar për të udhëhequr ringritjen e Italisë janë aktualisht Roberto Mancini, Massimiliano Allegri, Simone Inzaghi dhe Antonio Conte. Një vendim që do të merret pas 22 qershorit, dita e asamblesë zgjedhore për presidentin e ri federal. Ndërkohë, Silvio Baldini, trajneri i U-21, mund të drejtojë përkohësisht axurrët edhe në miqësoret e verës me Luksemburgun dhe Greqinë.

Gattuso përshëndet Kombëtaren, komunikata e FIGC-së

Federata Italiane e Futbollit dhe Gennaro Ivan Gattuso kanë zgjidhur me konsensus kontratën që lidhte trajnerin kalabrez me pankinën e kombëtares italiane të futbollit. FIGC falënderon Gattuson dhe të gjithë stafin e tij për seriozitetin, përkushtimin dhe pasionin me të cilin kanë punuar gjatë nëntë muajve të fundit dhe u uron sukseset më të mira në vazhdim të karrierës.

“Me dhimbje në zemër, duke mos arritur objektivin që i kishim vendosur vetes, e konsideroj të përfunduar eksperiencën time në pankinën e Kombëtares – deklaroi Gattuso – fanella axurre është gjëja më e çmuar që ekziston në futboll, ndaj është e drejtë të lehtësohen që tani vlerësimet e ardhshme teknike. Dëshiroj të falënderoj presidentin Gabriele Gravina dhe Gianluigi Buffon, si dhe të gjithë bashkëpunëtorët e Federatës, për besimin dhe mbështetjen që më kanë garantuar gjithmonë. Ishte nder të drejtoja Kombëtaren dhe ta bëja këtë me një grup djemsh që treguan angazhim dhe lidhje me fanellën. Por falënderimi më i madh shkon për tifozët, për të gjithë italianët që në këta muaj nuk ia kanë kursyer kurrë dashurinë dhe mbështetjen Kombëtares. Gjithmonë me ngjyrën blu në zemër”.

“Dëshiroj të falënderoj edhe një herë Gattuson – u shpreh Gravina – sepse, përveçse është një person i veçantë, si trajner ka dhënë një kontribut të çmuar, duke arritur që në pak muaj të rikthente entuziazmin rreth Kombëtares. Ai u transmetoi futbollistëve dhe gjithë vendit një krenari të madhe për fanellën e kaltër”.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI