Flash

Kush duhet të jetë presidenti i ri i FIGC sipas IA: “Marotta, më kompetenti në Itali”

Lapsi.al 3 April 2026
Kush duhet të jetë presidenti i ri i FIGC sipas IA: “Marotta,

Futbolli italian është “restartuar” nga sot, pas dorëheqjes së Gabriele Gravina si president i Federatës Italiane të Futbollit (FIGC), një largim i ndodhur nën presionin e madh publik, pasi fillimisht drejtuesi 72-vjeçar nga Puglia kishte provuar t’i rezistonte valës së pasojave të katastrofës së Italisë në Bosnjë dhe eliminimit të tretë radhazi nga Botërori.

Inteligjenca Artificiale tregon presidentin ideal për FIGC

Tani do të duhet të rindërtohet plotësisht qeverisja e futbollit italian dhe për këtë arsye iu kërkua Inteligjencës Artificiale të tregojë njerëzit e duhur, bazuar ekskluzivisht te cilësitë e tyre dhe mbi meritokracinë. Sipas Gemini, emri i duhur për të ringritur futbollin italian dhe për t’u bërë presidenti i ri i FIGC është ai i Beppe Marotta, aktualisht president dhe administrator i deleguar i Inter.

Premisa e IA është se “për një detyrë kaq delikate duhet një përzierje aftësish të pamëshirshme menaxheriale, vizion ndërkombëtar dhe peshë specifike në dhomat e zhveshjes”. Nga këtu del emri i Marottës, profili i të cilit i përgjigjet nevojës: “Është njeriu më kompetent i futbollit në Itali në nivel drejtues. Duhet një menaxher i pastër që të dijë të dialogojë me klubet, të rregullojë bilancet dhe të imponojë reforma pa parë askënd në sy”.

Pozicionet e tjera të larta të federatës sipas IA

Për postin e zv/presidentit dhe përgjegjësit të Club Italia, profili perfekt do të ishte Paolo Maldini: “Garanci serioziteti, vizioni ndërkombëtar dhe pa kompromis. Atij do t’i takonte detyra të mbikëqyrë të gjithë sektorin sportiv të Italisë dhe të mbrojë skuadrën nga presionet e jashtme”.

Ndryshe nga Marotta, i cili duhet të largohej nga Interi për të marrë presidencën e FIGC, 57-vjeçari Maldini aktualisht nuk ka asnjë rol operacional në futboll, pasi u largua nga posti i drejtorit teknik të Milan në vitin 2023.

Do të duhet gjithashtu të zëvendësohet edhe Gianluigi Buffon si shef delegacioni i kombëtares, pasi edhe ai u tërhoq. IA propozon në vend të tij një tjetër ish-juventin, Giorgio Chiellini: “I sapodalë nga studimet e menaxhimit në SHBA dhe i pajisur me karizëm natyral. Është lidhja perfekte mes drejtuesve të rinj dhe lojtarëve”.

Sa i përket drejtorit teknik federal, rol kyç që aktualisht mbahet nga Maurizio Viscidi dhe që ka si objektiv koordinimin e sektorëve teknikë dhe krijimin e një modeli unik loje dhe formimi për të gjitha akademitë dhe kombëtaret, Inteligjenca Artificiale propozon emrin e Roberto Samaden: “Një nga drejtuesit më të mirë të futbollit të të rinjve në Europë. Atij duhen besuar të gjitha përfaqësueset nga U15 deri te U21 për të krijuar një linjë të vetme zhvillimi”.

Të këshilluara

ide

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashk

11:29 Ferdinand Dervishi

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

93.69

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI