Flash

Kërcënimet e Trump/ A do dalë SHBA nga NATO?

Lapsi.al 3 April 2026
Kërcënimet e Trump/ A do dalë SHBA nga NATO?

Presidenti amerikan ka shtuar ditët e fundit kërcënimet për një tërheqje nga Aleanca Atlantike, pasi vendet aleate me SHBA nuk e kanë përkrahur SHBA në luftën e nisur kundër diktaturës teokratike iraniane.

Donald Trump tha këtë javë, gjatë një dreke private në Shtëpinë e Bardhë, se NATO “na ka trajtuar shumë keq” dhe “do të na trajtojë edhe keq nëse SHBA ndonjëherë do të ketë nevojë për të”. Në një koment për agjensinë Reuters, ai tha se po e konsideronte largimin nga aleanca “absolutisht pa asnjë dyshim”.

Po ashtu ai pohoi për Daily Telegraph se një dalje e SHBA-ve ishte “përtej çdo konsiderate”, duke e quajtur NATO-n një “tigër prej letre”, duke shfrytëzuar një rast më tepër për të kritikuar aleancën lidhur me hezitimin e saj për të mbështetur luftën njëmujore, duke i etiketuar anëtarët e saj si “frikacakë”.

Dekriptimi i fjalimit të Trump për Iranin: A ka SHBA një rrugëdalje nga kjo luftë?

Po ashtu, Marco Rubio, sekretari amerikan i shtetit duke folur për shtypin sugjeroi këtë javë se SHBA do të “rishqyrtonte” përfshirjen e saj në NATO duke shqyrtuar më parë nëse aleanca i shërbente ende interesave amerikane. Ndërsa Pete Hegseth, sekretari i mbrojtjes, refuzoi të konfirmonte se SHBA do të mbronte aleatët e NATO-s në rast sulmi.

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, pritet të vizitojë Uashingtonin javën e ardhshme për të përmirësuar marrëdhëniet, ndërkohë që liderë të tjerë evropianë e kanë mbrojtur mezell aleancën. Kryeministrin britanik Keir Starmer që e quajti atë “aleanca ushtarake më efektive që ka parë ndonjëherë bota”.

Dy senatorë amerikanë, republikani Mitch McConnell dhe demokrati Chris Coons, thanë në një deklaratë të përbashkët të mërkurën vonë se Senati do të “vazhdojë të mbështesë aleancën për paqen dhe mbrojtjen që ajo ofron” për SHBA-në, Evropën dhe botën.

Ndërsa Trump nuk e përmendi NATO-n në një fjalim drejtuar kombit të mërkurën në mbrëmje, deklaratat e përsëritura nga Uashingtoni kanë tensionuar më tej marrëdhëniet transatlantike, tashmë të dëmtuara nga përpjekja e presidentit amerikan për të marrë Groenlandën në shkurt.

Kryeministri i Polonisë, Donald Tusk, tha të enjten se kërcënimet e përsëritura të Trump për t’u tërhequr nga NATO, së bashku me perspektivën e një krize “masive” energjetike në Evropë dhe faktorë të tjerë, dukeshin si një “plan ëndrrash” për presidentin rus Vladimir Putin.

Diplomatët e BE-së thanë se sulmet gjithnjë e më të shpeshta të Trump ndaj NATO-s nuk ishin “asgjë tepër e re” dhe reflektonin kryesisht “vështirësinë e situatës në të cilën ai është futur vetë”. Një zyrtar tha se do të fillonin të shqetësoheshin “kur dokumentet e largimit të dorëzoheshin realisht”.

Makron reagon ftohtë pas talljeve të Trump se atë e rreh gruaja

Kongresi amerikan ka miratuar në vitin 2023 një ligj që do të pengonte çdo president të tërhiqte SHBA-në nga NATO pa miratimin e tij. Klauzola e mbrojtjes së përbashkët të NATO-s kërkon që të gjithë anëtarët të reagojnë në rast të një sulmi ndaj njërit prej tyre, por ama nga ana tjetër ajo nuk nënkupton mbështetje për një ofensivë të ndërmarrë në mënyrë të njëanshme.

Shumë liderë të BE-së janë nën presion politik për shkak të luftës, e cila është shumë e papëlqyer në Evropë dhe ka shkaktuar një rritje të çmimeve të energjisë dhe inflacionit që kur Irani mbylli praktikisht ngushticën e Hormuzit, përmes së cilës kalon rreth një e pesta e naftës botërore.

©Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Zvërneci si përralla e çekut të bardhë

Shqiptarët janë skeptik kur dëgjojnë historinë e përsëritur se do vijnë investime nga jashtë miliarda euro që do na pasurojnë dhe punësojnë të gjithëve, kuptohet vetëm pasi kanë privatizuar perlat tona kombëtare. Aq më tepër kur përrallat me investime prej miliard eurosh kanë dalë bllof s në rastin e projektit Marina Durrës ku u tha se do investoheshin 2.5 miliardë dollarë

10:03 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

95.24

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI