Flash

Po tani, a duhet të dorëhiqet Veliaj?

Deri më tani për ta nxjerë Lalin nga burgu u përdor alibia e mos dëmtimit të interesit të qytetarëve dhe punëve të Tiranës. Këtej e tutje, pasi mirë apo keq, Gjykata e Lartë vendosi të lërë edhe për një kohë relativisht të gjatë të izoluar, duhet të jesh i pafytyrë që të mbrosh idenë se ai mund të mbetet kryebashkiak edhe në dëm të këtij interesi

12:27 Andi Bushati

Ç'po ndodh?/ Rrëzohet një avion i dytë amerikan pranë Ngushticës së Hormuzit

Lapsi.al 3 April 2026
Ç'po ndodh?/ Rrëzohet një avion i dytë amerikan

Pas avionit F-15, Irani njoftoi se ka rrëzuar një tjetër avion luftarak i Forcave Ajrore Amerikane. Sipas NYT, bëhet fjalë për një avion sulmues A-10 Warthog që u rrëzua në Gjirin Persik.

Piloti i vetëm arriti të shpëtojë pa lëndime. Lajmin e konfirmuan dy zyrtarë amerikanë, duke folur në kushte anonimiteti. Avioni sulmues A-10 Warthog u rrëzua pranë Ngushticës së Hormuzit afërsisht në të njëjtën kohë kur u rrëzua mbi Iran edhe F-15 i Forcave Ajrore. Nuk është e qartë se në çfarë rrethanash u rrëzua A-10.

"Një avion pushtues amerikano-sionist armik A10 u kap dhe u godit nga rrjeti i mbrojtjes ajrore të vendit në ujërat në jug dhe pranë Ngushticës së Hormuzit", - deklaroi ushtria iraniane sipas agjencisë së lajmeve Fars.

LEXO EDHE: PAMJET/ Irani rrëzon një avion amerikan F-15, gjendet vetëm një pilot

Në një intervistë të shkurtër telefonike për NBC News, Presidenti i SHBA-së Donald Trump refuzoi të diskutonte detajet e operacioneve të kërkim-shpëtimit në Iran pas rrëzimit të avionit F-15. Mediat lajmërojnë se njëri nga pilotët u shpëtua ndërsa fati i tjetrit nuk dihet. Për gjetjen e tij, Irani ka vënë një shpërblim.

Trump shprehu zhgënjim me mbulimin mediatik të asaj që është qartësisht një operacion ushtarak intensiv dhe i ndjeshëm. I pyetur nëse ngjarjet e sotme do të ndikonin në ndonjë negociatë me Iranin, Trump u përgjigj: "Jo, aspak. Jo, është luftë. Jemi në luftë". ©LAPSI.al

Të këshilluara

Plagosen 2 të rinj me thikë në Shkodër

Rreth orës 19:50, dy persona, Enis Preza 19 vjeç dhe një 17-vjeçar me iniciale E. Sh. janë paraqitur në Spitalin Rajonal të Shkodër për ndihmë mjekësore, pasi j...

20:32

63-vjeçarin e rrahin për vdekje në Vlorë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në lagjen “Pavarësia”, në afërsi të rrugës “Çipaj” në Vlorë. Pas një konflikti mes disa personave, 63-vjeçari Ismail Al...

17:49

ide

Po tani, a duhet të dorëhiqet Veliaj?

Deri më tani për ta nxjerë Lalin nga burgu u përdor alibia e mos dëmtimit të interesit të qytetarëve dhe punëve të Tiranës. Këtej e tutje, pasi mirë apo keq, Gjykata e Lartë vendosi të lërë edhe për një kohë relativisht të gjatë të izoluar, duhet të jesh i pafytyrë që të mbrosh idenë se ai mund të mbetet kryebashkiak edhe në dëm të këtij interesi

12:27 Andi Bushati

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

91.69

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI