Flash

"Thashetheme, spekulime.. jemi vend i NATO-s" si e neglizhoi Rama situatën me Iranin

Lapsi.al 2 April 2026
"Thashetheme, spekulime.. jemi vend i NATO-s" si e neglizhoi Rama

Njoftimi i ambasadës amerikane në Tiranë që foli për sulme të mundshme nga "grupet e lidhura me Iranin" në Shqipëri të cilët mund të synojnë "vende turistike, qendra tregtare, hotele, klube dhe restorante" është shoqëruar me një shqetësim mes qytetarëve që luftën në Lindjen e Mesme, e kishin parë si shumë të largët, por edhe ka vënë në lëvizja strukturat e Antiterrorit, që deri më parë nuk kishin dhënë asnjë shenjë lëvizjeje në këtë aspekt.

Por një temë e tillë u trajtua edhe disa javë më parë pas një shkrimi të mediave të Azerbajxhanit që kishin raportuar se sipas një njoftimi në Telegram nga shërbimi i Korpusit të Gardës Revolucionare Islamike (IRGC), kampi Ashraf në Manzë, ku janë strehuar muxhahedinët ishte si objekt i mundshëm i veprimeve.

Media azere: Irani mund të sulmojë bazën e Muxhahedinëve në Shqipëri

Vetëm se në atë kohë,  autoritetet e morën këtë sinjal desinformues, duke fajësuar mediat për përcjelljen e një shqetësimi të tillë. Në një dalje publike në podcastin e përjavshëm të datës 8 Mars, kryeministri Edi Rama tregoi se nuk pati asnjë përpjekje për ta vlerësuar seriozisht një përpjekje të tillë nga Irani.

Ai i quajti thashetheme, spekulime, dizinformim dhe gënjeshtra mundësinë e sulmeve nga Irani dhe se pasqyrimi i këtij lajmi ishte një mënyrë kriminale dhe e papërgjegjshme e raportimit.

Sipas Ramës, meqënëse Shqipëria ishte antare e NATO-s, ishte e mbrojtur nga çdo sulm i mundshëm dhe këtë e tregonte reagimi i shpejtë për raketat që u lëshuan për të sulmuar Qipron dhe Turqinë.

"Ju kujtoj të gjithëve që Shqipëria është anëtare e NATO-s dhe sikundër NATO e demonstroi qartësisht në Turqi, ku goditi menjëherë një raketë të ardhur nga Irani, gjë të cilën pastaj e nënvizoi bukur mirë edhe gjenerali amerikan i komandës së NATO-s, qartësisht, kjo shpejtësi reagimi dhe ky kapacitet reagimi vlen për të gjitha vendet anëtare të NATO-s" shprehej Rama.

Por me alarmin që ka shpërndarë ambasada amerikane duket se situata është më e komplikuara, pasi vërtet Shqipëria është e mbrojtur nga raketat e Iranit, por masat duhen marrë edhe nga sulme të një lloji tjetër që siç thotë ambasada kanë të bëjnë me grupet e lidhura me Iranin që mund të shënjestrojnë hapësira publike, një formë tjetër e sulmit, për të cilat autoritetet e kishin fjetur mendjen.

Më poshtë është reagimi i Ramës në datën 8 Mars, kur kryeministri, meqënëse është i mbrojtur nga sistemet e NATO-s thotë se nuk ishte nevoja për t'u shqetësuar nga ato që i quan "ondrra nbeze".

Reagimi i plotë i Edi Ramës në datën 8 Mars për raportimin e mediave azere

Përsa i takon Shqipërisë, ka pasur lloj-lloj thashethemesh dhe spekulimesh, dhe interesante është që, ndryshe nga vendet e tjera në Shqipëri, të keqen më të madhe ne e kemi brenda dhe burimin më të madh të dezinformimit, të gënjeshtrave, të deformimit të informacionit, ne ndryshe nga të tjerët, nuk kemi pse e kërkojmë gjetkë, sepse e kemi këtu.

Dhe nga këtu është prodhuar në mënyrën më kriminale dhe të papërgjegjshme edhe një seri lajmesh për gjoja mundësinë e sulmit mbi Shqipërinë. Por, ju kujtoj të gjithëve që Shqipëria është anëtare e NATO-s dhe sikundër NATO e demonstroi qartësisht në Turqi, ku goditi menjëherë një raketë të ardhur nga Irani, gjë të cilën pastaj e nënvizoi bukur mirë edhe gjenerali amerikan i komandës së NATO-s, qartësisht, kjo shpejtësi reagimi dhe ky kapacitet reagimi vlen për të gjitha vendet anëtare të NATO-s, me gjithë keqardhjen për të keqen, që me siguri nuk e ka aspak problem, nëse do t’i jepej mundësia ta provonte edhe ndonjë sulm mbi Shqipërinë, vetëm e vetëm për të ushqyer shpresën e kotë dhe siç thonë tironsit, “ondrrën në beze”, se do të përmbyset i ashtuquajturi “regjimi i Edi Ramës”.

Të këshilluara

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI