Flash

Regjizori shqiptar nga Athina që po çudit skenat e kontinentit

Lapsi.al 2 April 2026
Regjizori shqiptar nga Athina që po çudit skenat e kontinentit

Një numër i madh mediash franceze po bëjnë kronika dhe artikuj për regjizorin e ri shqiptar Mario Banushi dy pjesë të të cilit po shfaqen aktualisht në Odéon-Théâtre de l’Europe, në Paris.

"Regjisori i ri shqiptar Mario Banushi po afirmohet si një nga zërat më origjinalë të teatrit bashkëkohor europian. Me shfaqjen e tij të fundit, Goodbye Lindita, ai sjell një univers të fuqishëm emocional, ku fjala mungon, por gjithçka tjetër flet", shkruante fundjavën e shkuar gazeta Liberation.

Në qendër të njërës nga veprat, “Goodbye Lindita” është një familje shqiptare e përballur me vdekjen. Një trup i pajetë qëndron në mes të skenës, ndërsa rreth tij zhvillohen gjeste të përditshme: palosje rrobash, lëvizje mobiljesh, rutinë që përsëritet, e gjitha pa asnjë fjalë. Por këto veprime të zakonshme shndërrohen në një gjuhë simbolike, duke krijuar një atmosferë të rëndë, pothuajse rituale.

“Banushi nuk shpjegon – ai sugjeron, nuk tregon – ai lë të ndjesh” shkruan e njëta gazetë.

26 vjeçari Mario Banushi, pjesa e të cilit mban emrin e vjerrës së tij të bukur, pohon se ai e vizaton tërësisht shfaqjen në boca përpara se ta krijojë atë. Ai vizaton gjithmonë sepse kjo është mënyra e tij për të ruajtur gjurmët e fshatit të tij në Shqipëri, ku u jetoi deri në moshën 6 vjeçare. Ai u rrit nga gjyshja, ndërsa prindërit e tij, pas fundosjes së anijes Vlora në gusht 1991, provuan të merrnin rrugën drejt Athinës, ku u vendosën përfundimisht.

Pjesa e tij e parë, "Ragada', u paraqit në shtëpinë e një miku në Athinë gjatë izolimit të covidit. Ai kishte thirrur drejtues të teatrove që të vinin dhe kishte marrë një përgjigje pozitive. Më pas, drejtori i Teatrit Kombëtar të Greqisë e pa shfaqjen dhe e ftoi ta vinte atë në skenën e madhe.

Shfaqja e radhës, Goodbye Lindita, e krijuar në vitin 2023 në skenën eksperimentale të Teatrit Kombëtar të Greqisë, më pas udhëtoi ndërkombëtarisht deri në Australi për të mbërritur tani në Paris, pas suksesit që arriti në bienalen e Venecias ku u nderua me "Luanin e argjendtë".

Mario Banushi nuk kishte udhëtuar kurrë më parë, përveç udhëtimit për të shkuar te prindërit në Athinë pas moshës 6 vjeç. Ai nisi të udhëtojë nëpër botë me shfaqjet e tij, pa e ditur paraprakisht nëse publiku do ta kuptonte apo do ta pranonte llojin e veçantë të artit që bënte. ©Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.83

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Analiza/ Pse Perëndimi mbyll sytë për cenimin e demokracisë në Shqipërinë e Ramës

Në këmbim të besueshmërisë gjeopolitike, bashkëpunimit për emigrantët dhe kontrollit të kufijve, kryeqytetet perëndimore kanë toleruar centralizimin e pushtetit nga kryeministri. “Revolucioni Flamingo” ka vënë në pikëpyetje një pakt që rrezikon të nxisë pikërisht paqëndrueshmërinë që supozohej të parandalonte.

21:01 Gianluca Eramo

Me sytë katër

PAPARAZZI