Flash

Pas qëndrimit të SHBA/ Sa real është kërcënimi iranian ?

Lapsi.al 2 April 2026
Pas qëndrimit të SHBA/ Sa real është kërcënimi

Shqetësimit që pasoi deklaratën e ambasadës amerikane për mundësinë e sulmeve terorriste iraniane mbi Shqipërinë i është mbivendosur një mjegullnajë që e shton paqartësinë pas debatëve mes pozitës dhe opozitës në kuvend. “Grupet e lidhura me Iranin mund të shënjestrojnë subjekte të lidhura me Shtetet e Bashkuara ose elementë të opozitës iraniane në Shqipëri. Ata gjithashtu mund të synojnë vende të zakonshme, të tilla si vende turistike, qendra tregtare, hotele, klube dhe restorante. Ne i inkurajojmë qytetarët amerikanë të ushtrojnë vigjilencë të shtuar”, shkruhej në njoftimin e Ambasadës amerikane në Tiranë.

Paralajmërimi i SHBA apo mohimi i qeverisë/ Kujt ti besojmë për rrezikun nga Irani?

Menjëherë qeveria shqiptare u përgjigj me një komunikatë, ku për shumëkënd binte në sy fakti se alarmi i Uashingtonit zhvlerësojëj si një "hamendësim" i cili nuk gjente asnjë bazë në informacionet e agjensive ligjzbatuese të fendit tonë. Në reagim ku nuk harrohej ironia e zakonshme ndaj opozitës thuhej: “Ambasada e SHBA jep rregullisht alarme të tilla, madje edhe kur dalin në protestë grupe opozitare që djegin kazanët e mbeturinave apo gjuajnë me molotov për të dalë në fotografi në gazetat e huaja, por agjencitë ligjzbatuese të Republikës së Shqipërisë nuk kanë asnjë informacion shqetësues lidhur me këtë hamendësim të ambasadës amerikane".

Ambasada e SHBA paralajmëroi sulme nga grupe iraniane, qeveria shqiptare e mohon

Pikërisht kjo qasje e qeverisë u bë kryefjala e polemikave të opozitës, të enjten, në hapjen e kuvendit. Shefi i grupit të PD, Gazmend Bardhi i cili vuri në dyshim nivelin e koordinimit me SHBA-të ngriti disa pyetje: "A ka koordinim mes partnerëve ndërkombëtare për çështjen dhe çfarë informacionesh ka shkëmbyer qeveria shqiptare me SHBA, a ka një vlerësim zyrtar të institucioneve shqiptare për situatën e sigurisë në lidhje me çështjen e Iranit dhe çfarë masash parandaluese janë marrë dhe cilat janë strukturat e angazhuara në këtë çështje”, tha Bardhi, ndërkohë që deputetët e tij kërkuan të përgjigjet kryeministri ndërsa Fatmir Mediu i bëri thirrje presidentit të mbledhë Këshillin e Sigurisë Kombëtare...

Bardhi nga Kuvendi: Siguria kombëtare nuk është çështje kafenesh apo Twitter-i

Pra pyetja që shtrohet është nëse ajo që paralajmëruan amerikanët qe një rrezik real, siç pretendon opozita, apo një alarm fallco siç po e trajton qeveria.

Vetë ministri i jashtëm Ferid Hoxha tha se "...vlerësimi që kemi sot, është që nuk ka asnjë arsye për të qenë të alarmuar", ndërsa ai i mbrojtjes Ermal Nufi interpretoi: "Nuk ka vend për shqetësim. Ambasada Amerikane ka bërë thirrjen për të gjithë qytetarët e saj, e bën për të gjithë Evropën. Nuk e ka specifike për Shqipërinë”.

Por gjërat në terren duket sikur janë pak më ndryshe dhe pavarësisht deklaratave publike të qeveritarëve forcat e sigurisë në terren janë alarmuar. Menjëherë pas deklaratës së amerikanëve njësia e Antiterrorit në Policinë e Shtetit ka zhvilluar takime me përfaqësues të kësaj ambasade por dhe asaj izraelite. për pasojë njoftohet se është rritur niveli i gatishmërisë dhe janë shtuar kontrollet në terren. Në fokus të masave janë kryesisht ambasada amerikane, izraelite, kampi e muxhahedinëve në Manzë, si dhe sheshe e hapësira të mëdha publike në vend.

Rreziku për sulme nga Irani, tjetër mesazh nga ambasada amerikane

Në kuadër të këtij plani pritet të ketë edhe shtim të forcave policore në terren. Pjesë e grupit të punës është edhe SHISH, i cili në bashkëpunim me Antiterrorin do të ketë në fokus të shtuar sigurinë e objekteve diplomatike.

©Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.83

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI