Flash

Në Brazil të sigurt për përplasjen: Ancelotti nuk do ta marrë Neymar në Botëror

Lapsi.al 2 April 2026
Në Brazil të sigurt për përplasjen: Ancelotti nuk do ta
Dy ndeshjet e fundit të zhvilluara nga Brazili kundër Francës dhe Kroacisë, miqësore luksi të 5 herë kampionëve në funksion të Botërorit 2026, kanë lënë siguri edhe më të hidhura në zemrën e tifozëve verdhejeshilë dhe të shtypit brazilian, gjithnjë e më të bindur për një zgjedhje që trajneri duket se e ka bërë prej kohësh: përjashtimin e Neymar nga lista e të grumbulluarve, yllit të padiskutueshëm të Seleçaos. Nuk pati vend për të në listën e paraqitur nga Ancelotti, duke treguar si arsye probleme fizike, më pas të përgënjeshtruara nga vetë lojtari, i cili konfirmoi marrëdhënien e vështirë me trajnerin. Ky i fundit, përballë pyetjeve të radhës, nuk u tërhoq nga përballja duke nënvizuar se “lista tashmë është shumë e mirëpërcaktuar”.

Frazat e trajnerit që “përjashtuan” Neymar nga Brazili

Vetëm shtatorin e kaluar, Carlo Ancelotti fliste për “të paktën një listë me 70 lojtarë që mund të marrin të gjithë pjesë pa problem në Botërorin e ardhshëm”. Trajneri verdhejeshil e deklaronte këtë në prag të ndeshjes kualifikuese me Kilin, gjithmonë duke iu përgjigjur atyre që e pyesnin për mungesën mes të grumbulluarve të Neymar, një “plagë të hapur” që në Brazil nuk arrijnë ta kuptojnë. Sot, pas disa muajsh, Neymar vazhdon të jetë jashtë zgjedhjeve të Ancelottit dhe edhe një herë emri i tij tingëllon fort para, gjatë dhe pas ndeshjeve. Me rastin e miqësores së parë, kundër Francës dhe e humbur 2-1, në mënyrë provokuese nga tribunat e World Stadium në Orlando, në Shtetet e Bashkuara, u dëgjua gjatë emri i Neymar, pothuajse si qortim ndaj trajnerit. Më pas, në ndeshjen e dytë miqësore, të fituar kundër Kroacisë, tema u rikthye në konferencë për shtyp. Me Ancelottin që nuk e përjashtoi aspak mundësinë për ta parë atë në listën zyrtare për Botërorin 2026, por që mediat dhe tifozët e konsideruan shumë të largët, duke parë përjashtimet e fundit.

Pse Ancelotti nuk e ka grumbulluar ende Neymar

Një ndjesi e përforcuar edhe nga fjalët e italianit Ancelotti, i cili e përkufizoi listën aktuale të të grumbulluarve si “shumë të mirëpërcaktuar”, duke evidentuar se në fakt Neymar nuk është aspak zgjedhje e parë. “Duhet të flasim për ata që janë këtu, për ata që po japin gjithçka”, nënvizoi trajneri, duke përsëritur një koncept që tashmë është bërë si një mantra: “Unë vëzhgoj gjithçka dhe të gjithë”. Dhe vëzhgimi i tij e ka shtyrë drejt zgjedhjeve të bëra më pas, të cilat nuk e përfshijnë yllin që sot luan te Santos, edhe sepse vetë sjellja e Neymar nuk do ta kishte lehtësuar situatën. Pikërisht në prag të dy miqësoreve, Ancelotti dhe stafi i tij kishin planifikuar ta shihnin në veprim ish-lojtarin e Barcelonës më 11 mars, pikërisht në funksion të grumbullimeve. Fatkeqësisht, Neymar nuk ishte aty, pasi kishte dhënë forfait për një shqetësim muskulor që përkoi edhe një herë me ditëlindjen e motrës së tij, të cilën ai nuk e mungon pothuajse kurrë. Një tjetër arsye pse Ancelotti duket se tashmë është orientuar drejt zgjedhjeve të tjera, tashmë të përcaktuara.
 
View this post on Instagram
 

A post shared by WarmUp (@warmup)

Të këshilluara

ide

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashk

11:29 Ferdinand Dervishi

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

93.69

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI