Flash

"Mos m'i përmend fëmijët këtu..." sherr mes deputeteve në Kuvend

Lapsi.al 2 April 2026
"Mos m'i përmend fëmijët këtu..." sherr mes

Tensionet dhe përplasjet mes deputetëve të opozitës dhe mazhorancës në Kuvend kane vijuar në disa episode gjatë seancës të së enjtes! Një prej tyre ndodhi mes Bora Muzhaqit dhe Albana Vokshit.

Kjo e fundit kërkoi përjashtimin e Taulant Ballës nga seanca dhe dënimin me dy muaj duke e quajtur “sharlatan”, teksa iu drejtua kolegeve të mazhorancës nëse: “kishin motra, nëna dhe gra” në familjet e tyre për fyerjet seksiste që Balla i kishte bërë dhe intimidimet e vazhdueshme në Kuvend.

Nga ana saj, Muzhaqi gjatë fjalës së saj ia ktheu Vokshit duke i kujtuar fjalorin e saj dhe iu drejtua po me të njëjtën pyetje që shkaktoi irritimin e opozitares.

Përplasja verbale mes dy ligjvënëseve ka degraduar në tone të ashpra, duke kaluar nga diskutimi politik në replika personale.

Gjatë debatit, Muzhaqi i është drejtuar Vokshit me fjalët: “Si do të vinte ty po t’i thonin vajzës tënde atë që më the ti mua?!”

Kjo deklaratë ka shkaktuar reagimin e menjëhershëm të Vokshit, e cila i është përgjigjur me tone të larta:

“Mos i përmend fëmijët e mi. Mbylle gojën. Fëmijët e mi mos mi përmend kurrë. Mbylle gojën. Pusho… të të vijë turp, turp të kesh, mos m’i përmend fëmijët këtu, more vesh…!”.

Nga ana e saj, Muzhaqi ka vijuar replikën duke theksuar: “Ti mos m’i përmend prindërit”.

Ndërsa Vokshi ka reaguar sërish ashpër: “Fëmijët e mi në këtë grup të qelbur mos mi përmend. Mos guxo ta hapësh gojën… turp!”.

Më pas, deputetet e Partisë Demokratike kanë dalë në një deklaratë urgjente për mediat jashtë ambienteve të Kuvendit, ku kanë dënuar ashpër atë që e cilësuan si një "akt të turpshëm dhe të paprecedent" nga ana e kryetarit të grupit parlamentar socialist, Taulant Balla.

Në fjalën e tyre, deputetet demokrate akuzuan Ballën për fyerje, kërcënime dhe intimidim të vazhdueshëm ndaj grave të opozitës.

"Për të disatën herë, po fyen, po kërcënon, po intimidon gratë e opozitës," u shpreh Albana Vokshi, duke e cilësuar sjelljen e tij si të papranueshme.

Kritikat nuk u kursyen as për kryetarin e Kuvendit, Niko Peleshi. Sipas opozitës, Peleshi ka provokuar në mënyrë sistematike duke u mohuar të drejtat procedurale deputetëve opozitarë. Konkretisht, ato deklaruan se Peleshi i ka hequr fjalën një deputeteje të opozitës për t'ia kaluar një anëtareje të mazhorancës, një veprim që u konsiderua si një sulm ndaj fjalës së lirë, veçanërisht në një ditë simbolike si 2 Prilli.

Për shkak të këtyre zhvillimeve, grupi parlamentar i PD-së kërkon përjashtimin e menjëhershëm të Taulant Ballës nga seanca plenare. "Seanca duhet të vijojë vetëm pas përjashtimit të tij të menjëhershëm," theksuan deputetet, duke kërkuar gjithashtu që ndaj tij të merret dënimi maksimal. Sipas tyre, në momentin që deputetët e opozitës kanë kërkuar të marrin fjalën, Balla i ka shantazhuar dhe intimiduar. Në përfundim të deklaratës, Vokshi e cilësoi parlamentin aktual si "të kapur" nga persona që, sipas tyre, nuk përfaqësojnë qytetarët, por lidhjet me krimin e organizuar, duke theksuar se "Taulant Balla nuk e ka vendin në këtë parlament".

Të këshilluara

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI