Flash

DW: A do të marrë fund lufta me Iranin brenda dy ose tre javësh?

Lapsi.al 2 April 2026
DW: A do të marrë fund lufta me Iranin brenda dy ose tre javësh?

Ishte fjalimi i parë i këtij lloji i presidentit të SHBA-së, Donald Trump, që nga fillimi i luftës kundër Iranit e tingëlloi si një "Best Of” i argumenteve të njohura dhe të përsëritura shpesh. Fjalimi nuk përmbante asnjë lajm të ri, as përplasjet e fundit të Trumpit me shtetet e NATO-s. Një sondazh i ri i CNN‑it tregon se vetëm një e treta e të anketuarve e mbështet konfliktin. Po ashtu, vetëm një e treta është e mendimit se presidenti ka vërtet një plan për luftën.

Trump optimist

Nuk u bë e qartë për amerikanët, nëse Trump dëshiron ta përshkallëzojë apo ta ulë intensitetin e luftës. Presidenti deklaroi se ishin shumë pranë arritjes së objektivave më të rëndësishme strategjike. Së shpejti – përkatësisht brenda dy deri në tre javë – lufta do të mund të përfundonte. Deri atëherë, Irani do të goditej "tejet ashpër”.

"Iranianët ishin në ethe për të ndërtuar një bombë atomike, një armë bërthamore siç nuk e kishte parë askush më parë,” tha Trump. Sipas Trump, ata kishin qenë pothuajse pranë realizimit të saj. "Për vite me radhë, të gjithë kanë thënë se Irani nuk duhet të ketë armë bërthamore. Por në fund të fundit, këto janë vetëm fjalë, nëse nuk je i gatshëm të veprosh kur vjen momenti vendimtar,” vijoi Trump.

Dhe jo vetëm kjo, edhe në fushën e armatimit konvencional Irani po bëhej jashtëzakonisht i rrezikshëm, vazhdoi Trump: "Përveç kësaj, ata ndërtuan me shpejtësi një arsenal gjigant raketash balistike konvencionale dhe së shpejti do të kishin pasur raketa që do të mund të arrinin territorin kontinental të SHBA‑së, Europën dhe praktikisht çdo vend tjetër në Tokë.”

Të dyja këto vlerësime – se Irani kishte qenë pranë ndërtimit të një bombe atomike dhe se do të kishte qenë në gjendje të prodhonte raketa që mund të godisnin SHBA‑në – aktualisht nuk ndahen nga shërbimet sekrete amerikane.

Trump ngre lart ushtrinë amerikane

Presidenti e lavdëroi disa herë përparimin e ushtrisë amerikane në përmbushjen e misionit. Sipas Trumpit, po dobësohet në mënyrë sistematike aftësia e regjimit iranian për të kërcënuar SHBA‑në ose për të ushtruar ndikim përtej kufijve të tij.

Marina iraniane tashmë ishte shkatërruar plotësisht. Edhe forcave ajrore dhe programit raketor të vendit u ishte shkaktuar dëm në një përmasë të paprecedentë dhe baza industriale e sektorit të mbrojtjes do duhej të shkatërrohej. "Të gjitha këto i kemi arritur”, deklaroi presidenti amerikan.

Trump u bëri gjithashtu thirrje vendeve të tjera që të ndërmarrin hapa për hapjen e Ngushticës së Hormuzit – veçanërisht atyre që, ndryshe nga SHBA‑ja, furnizohen me energji nga rajoni. Sipas Trumpit, këto vende duhet të kujdesen për kalimin atje.

"Ata duhet ta sigurojnë atë dhe ta vlerësojnë,” tha Trump. "Këtë mund ta bëjnë lehtësisht. Ne do t'i ndihmojmë, por ata duhet të marrin drejtimin kur bëhet fjalë për mbrojtjen e naftës nga e cila varen kaq shumë.” /DW

Të këshilluara

ide

Po sikur Lali të dalë nga burgu?

Një pakt është përvijuar mes kryeministrit dhe kryebashkiakut të burgosur për të kthyer këtë të fundit në zyrë. Po cila do të qe konseguenca për një reformë në drejtësi, që pushtetarët e lartë ia shkëlyen dyert e qelive?

16:02 Andi Bushati

Një moment vendimtar për Shqipërinë

Është hera e parë që shqiptarët ndihen se mund ta formësojnë debatin kombëtar pa pritur që partitë politike të marrin drejtimin. Përvoja na mëson se demokracia varet jo vetëm nga zgjedhjet, por edhe nga qytetaria aktive mes tyre.

15:53 Ditmir Bushati

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

92.29

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Para vendimit/ Manovrat që Veliaj të lërë qelinë

A ekziston një pakt i ri Rama-Veliaj që parashikon nxjerrjen e kryebashkiakut nga burgu? Pse shefi i qeverisë e miratoi këtë radhë shkarkimin e Anuela Ristanit dhe pse atij mund ti volisë rikthimi i “Lalit’ në zyrë?

12:54

Greqia ul çmimet e ushqimeve, Rama: Nuk ndërhyjmë, nuk na e lejon “sistemi”

Qeveria greke ka ulur çmimet e më shumë se 1,700 produkteve përmes një marrëveshjeje me industrinë, furnitorët dhe supermarketet; në anën tjetër, qeveria shqiptare thotë se nuk mund të ndërhyjë te çmimet sepse e ndalon "sistemi" dhe premton vetëm “transparencë”, në një kohë kur shqiptarët po paguajnë ushqimet më shtrenjtë se mesatarja e Bashkimit Europian dhe me rritje çmimesh shumë më të lartë se fqinjët.

13:15

Me sytë katër

PAPARAZZI