Flash

Dhunohet një grua në Vlorë, akuzon fqinjin e prindërve të saj

Lapsi.al 2 April 2026
Dhunohet një grua në Vlorë, akuzon fqinjin e prindërve

Një ngjarje e rëndë është shënuar në qytetin e Vlorës ku një 42-vjeçare me inicialet E. L., me profesion mësuese, ka denoncuar se është dhunuar nga fqinji i prindërve të saj duke i kapur dhe nga fyti.

E gjithë ngjarja është shënuar pak orë më parë në zonën e Skelës. Sipas denoncimit të saj, fillimisht është ofenduar dhe më pas është dhunuar ku ka arritur të shpëtojë dhe kërkoj ndihmën e policisë.

Sipas saj pas kohë më parë është dhunuar dhe babai i saj i cili është goditur në afërsi të zemrës me një objekt të fortë dhe ka rrezikuar jetën.

“Sot rreth orës 13, 13:30 të drekës duke shkuar për në shtëpi, më del para një person i veshur me rroba të zeza, ku kishte mbuluar gjysmën e fytyrë me kapuçin e xhupit, më shtrëngon prej fyti dhe më shan pa asnjë lloj arsyeje. Me këtë person nuk kam pasur kurrë konflikt, fare. Ky person është banor në pallatin ku jetojnë prindërit e mi, quhet Fatjon Dervishi.

Në moment kam njoftuar policinë, dhe më pas e frikësuar jam drejtuar në banesën e prindërve të mi për të kërkuar ndihmë. Në katin e parë të pallatit personi ishte në të njëjtën rrugë me mua sepse edhe ai do të shkonte në shtëpi, u ndodha e vetme në mes të rrugës. Më dhunon përsëri, duke më kapur fort prej fytit. Në ato momente, duke tentuar që t’i iki nga duart, duke lajmëruar për herë të dytë policinë që të vinte, më qëllon në dorë, më merr telefonin dhe e godet në shesh që unë mos të kisha mundësi të telefonoja askënd.

Kjo gjë ka ndodhur në prezencë edhe të dy banorëve të tjerë të pallatit, të cilët janë dëshmitarë. Dhe një gjë tjetër, këta persona na monitorojnë të gjitha lëvizjet sepse kanë vendosur kamera në pallat që i mbikëqyrin vetë ato. Ka mbyllur derën e pallatit dhe është larguar, ne nuk kishim mundësi ta hapnim derën sepse duhej çelësi. Kam ardhur kam bërë denoncimin dhe pas kësaj kur kam dalë nga komisariati familjarët e tij na kanë pritur tek dera dhe na kanë kërcënuar me jetë”, u shpreh e dhunuara.

Sherri ka nisur sepse prindërit e 42-vjeçares nuk pranojnë që bashkëshortja e dhunuesit të jetë administratore e pallatit, por të zgjidhet nga banorët.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.83

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI