Flash

Rama çfarë nuk sajon për naftën, për të mos thënë që çmimi i lartë është falë taksave

Lapsi.al 1 April 2026
Rama çfarë nuk sajon për naftën, për të mos

Edi Rama mblodhi strukturat e Partisë Socialiste në Njësinë 4 në Tiranë, ku shpalosi edhe një sërë justifikimesh për çmimin stratosferik të naftës në Shqipëri.

Por edhe kësaj here, Rama bëri atë që di të bëjë më mirë. Foli për gjithçka përveç thelbit. Përmendi krizën në Ngushticën e Hormuzit, kontrabandën, naftën tranzit, markues kimikë, ngjyrues të rinj dhe kompani nga Emiratet e Bashkuara Arabe, por nuk tha asnjë fjalë për arsyen kryesore pse nafta në Shqipëri është kaq e shtrenjtë, taksat e larta që vetë qeveria e tij ka vendosur mbi çdo litër karburanti.

Në fjalën e tij, Rama tha se qeveria po përgatit hyrjen në tregun e naftës me një kompani publike, me pretendimin se kjo do të garantojë që qytetarët të mos paguajnë më shumë sesa duhet dhe se rezervat do të jenë të sigurta. Sipas tij, formalizimi i tregut dhe lufta kundër kontrabandës do të ndihmohen nga një sistem i ri gjurmimi të karburantit, i zhvilluar në bashkëpunim me një kompani shtetërore nga Emiratet.

Shikoni çfarë thotë Rama, për të mos thënë që çmimi i lartë është falë taksave që qeveria e tij i ka vendosur naftës. “Ne sot kemi problem naftën që është goditur në çmim nga kriza, por që është problem edhe përtej krizës. Ajo kriza e shkaktuar në Ngushticën e Hormuzit e ka rritur çmimin gjithandej etj, por ne kjo na gjen në kohën kur ne kishim filluar që do hyjmë në tregun e naftës me një faktor publik, një kompani publike. Dhe pse? Në atë kohë nuk kishte lufte. Do hyjmë që të garantojmë që qytetarët, konsumatorët tanë të karburanteve, nuk detyrohen të paguajnë më shumë se sa u takon. Dhe për të siguruar që rezerva të jetë. Kemi pasur një naftë që markohej, i vendosej një komponent kimik për të identifikuar atë që hyn ligjërisht, jo kontrabandë. Ne u përpoqëm ta rregullojmë sa mundeshim. Ishte bojë që hollohej kollaj apo sajohej kollaj. Tani me kompaninë publike që kemi krijuar, bashkë me të njëjtën kompani që ka shteti në Emiratet e Bashkuara Arabe, do nxjerrim për 1-2 muaj një tjetër ngjyrues që është i pa manipulueshëm dhe do ndihmojë për të formalizuar tregun e naftës sepse nga analizat që bëjmë ka një sasi nafte jashtë radarëve të shtetit. Tjetra që ndodh është nafta tranzit, që hyn këtu për të shkuar në vendet e tjera fqinje dhe një pjesë e saj mbetet këtu ilegalisht. Edhe për këtë kemi një produkt me të njëjtën kompani për të ndjekur gjithë naftën tranzit”, u shpreh Rama.

Në fund, ka një fakt shumë të thjeshtë që Rama nuk e thotë: për çdo litër nafte në Shqipëri, rreth 115 lekë janë vetëm taksa. Kjo është arsyeja kryesore pse karburanti këtu del shumë më i shtrenjtë se në vendet fqinje. Në Kosovë, Maqedoninë e Veriut apo Mal të Zi, barra fiskale mbi naftën është dukshëm më e ulët, thuajse afër gjysmës në disa raste, dhe si rezultat edhe çmimi final në pompë del ndjeshëm më i lirë. Prandaj nuk është rastësi që sa herë lëvizin çmimet, pikat kufitare mbushen me shqiptarë që mbajnë radhë për të furnizuar makinat në Kosovë, Maqedoni apo Mal të Zi. Sepse problemi nuk është vetëm tregu, as vetëm kriza ndërkombëtare. Problemi është se shteti shqiptar e ka ngarkuar litrin e naftës me aq shumë taksa, sa qytetari detyrohet të kërkojë zgjidhje jashtë vendit, menjëherë sapo nis një krizë globale energjitike si lufta në Iran. ©LAPSI.AL 

Të këshilluara

Sa para duhen për të blerë lirinë?

Imagjinoni Shqipërinë e vitit 1938. Dhjetor! Milosh Gjergj Nikolla, 27 vjeç, ishte ndarë nga jeta katër muaj më herët nga tuberkulozi, pasi pati bërtitur deri n...

13:35

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.83

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Analiza/ Pse Perëndimi mbyll sytë për cenimin e demokracisë në Shqipërinë e Ramës

Në këmbim të besueshmërisë gjeopolitike, bashkëpunimit për emigrantët dhe kontrollit të kufijve, kryeqytetet perëndimore kanë toleruar centralizimin e pushtetit nga kryeministri. “Revolucioni Flamingo” ka vënë në pikëpyetje një pakt që rrezikon të nxisë pikërisht paqëndrueshmërinë që supozohej të parandalonte.

21:01 Gianluca Eramo

Me sytë katër

PAPARAZZI