Flash

Pamje apokaliptike/ Kreta dhe Santorini mbulohen nga pluhuri saharian

Lapsi.al 1 April 2026
Pamje apokaliptike/ Kreta dhe Santorini mbulohen nga pluhuri saharian

Një re mbytëse pluhuri saharian mbuloi ishullin grek të Kretës këtë të mërkurë. Stuhia ka bërë që të anulohen fluturimet pasi erëra të forta kanë goditur bregdetin grek me erëra të forta, duke shkaktuar madje edhe një tornado vetëm disa ditë para pushimeve të Pashkëve.

Destinacioni turistik është mbuluar nga një mjegull e frikshme ngjyrë të kuqe-portokalli pasi pluhuri afrikan përfshiu ishullin, duke e kthyer qiellin në gjendje apokalipsi dhe duke i detyruar aeroplanët të devijojnë drejtimin.

Pluhuri afrikan mbuloi qytetin e Heraklionit në ishullin e Kretës duke shkaktuar dukshmëri të ulët.

Ndërprerjet e udhëtimeve u përhapën shpejt në aeroportin “Nikos Kazantzakis” të Heraklionit, porta më e ngarkuar e ishullit për turistët, ku dukshmëria ra në nivele të rrezikshme të ulëta.

Deri më tani, 3 fluturime ndërkombëtare janë detyruar të devijojnë në aeroporte të tjera, përfshirë Athinën, Korfuzin dhe Hanian. Midis tyre ishte një fluturim i British Airways nga Londra i cili u ridrejtua për në Korfuz pasi kushtet u bënë shumë të rrezikshme për ulje.

Mjegull në ishullin e Kretës e shkaktuar nga pluhuri i rërës nga Saharaja

Një fluturim i SKY Express që udhëtonte nga Brukseli u detyrua gjithashtu të devijonte për në Athinë. Në një tjetër aeroplan që ishte nisur nga Mançesteri për në Rodos u ridrejtua në Heraklion.

Zyrtarët thonë se dukshmëria ra në rreth 1,000 metra, një nivel që konsiderohet i pasigurt për uljet e avionëve, duke shkaktuar vonesa dhe ndërprerje operacionale në aeroportin e këtij vendi turistik. Skenat tronditëse u përkeqësuan nga një valë e fortë moti të keq të njohur si “Erminio”.

GREQI-MOTI-STUHIA-PLUHURI

Një vello e trashë pluhuri ka mbuluar pothuajse plotësisht portin e qytetit, ndërsa ajri është bërë mbytës. Ekspertët thonë se përqendrimet jashtëzakonisht të larta të grimcave të pezulluara e kanë bërë atmosferën të rrezikshme, veçanërisht për banorët dhe turistët e me probleme shëndetësore.

Kreta është e mbuluar nga stuhia e pluhurit të Saharasë

Sipas meteorologëve, nivelet e pluhurit janë rritur në më shumë se 1,000 mikrogramë për metër kub, një përqendrim jashtëzakonisht i lartë. Stacionet rajonale të monitorimit e kanë klasifikuar cilësinë e ajrit si "shumë të dobët" duke e konsideruar si “të pasigurt”.

GREQI-MOTI-STUHIA-PLUHURI

Autoritetet u kanë kërkuar vendasve dhe vizitorëve në zonë të tregojnë kujdes dhe të shmangin udhëtimet e panevojshme derisa kushtet ekstreme të motit të vazhdojnë. Moti i keq rrëzoi pisha, dëmtoi sera dhe shkaktoi shembjen e një pjese të murit në një fabrikë qeramike.

Mjegull në ishullin e Kretës e shkaktuar nga pluhuri i rërës nga Saharaja

Dallgë të mëdha u përplasën mbi shtëpitë e bregut përgjatë qytetit të vjetër. Në Hania, shiu i përzier me pluhurin e Saharasë krijoi baltë të trashë që mbuloi shtëpitë, makinat dhe rrugët.

Mjegull në ishullin e Kretës e shkaktuar nga pluhuri i rërës nga Saharaja

Edhe ishulli ikonik i Santorinit është prekur nga situata. Në të gjithë Greqinë, stuhitë, shirat e rrëmbyeshëm, erërat e forta dhe madje edhe breshëri po shkaktojnë kaos në ditët para fundjavës së Pashkëve. ©LAPSI.al

GREQI-MOTI-STUHIA-PLUHURI

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.83

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Analiza/ Pse Perëndimi mbyll sytë për cenimin e demokracisë në Shqipërinë e Ramës

Në këmbim të besueshmërisë gjeopolitike, bashkëpunimit për emigrantët dhe kontrollit të kufijve, kryeqytetet perëndimore kanë toleruar centralizimin e pushtetit nga kryeministri. “Revolucioni Flamingo” ka vënë në pikëpyetje një pakt që rrezikon të nxisë pikërisht paqëndrueshmërinë që supozohej të parandalonte.

21:01 Gianluca Eramo

Me sytë katër

PAPARAZZI