Flash

Drafti për cilësinë e ajrit: Qytetarët do kompensohen nëse provojnë dëmin në shëndet

Lapsi.al 1 April 2026
Drafti për cilësinë e ajrit: Qytetarët do kompensohen

Projektligji “Për disa ndryshime në ligjin nr.162/2014 “Për mbrojtjen e cilësisë së ajrit në mjedis”, i ndryshuar i nxjerrë për konsultim publik nga Ministria e Mjedisit parashikon që qytetarët të kenë të drejtë të kërkojnë kompensim për dëmet në shëndet, në rastet kur provohet se ato janë shkaktuar nga shkelje të autoriteteve në menaxhimin e cilësisë së ajrit.

Mekanizmi ligjor i propozuar parashikon një lidhje të drejtpërdrejtë të ndotjes së ajrit dhe kompensimin financiar të shtetit.

Neni i ri 19/1 shënon një ndryshim të rëndësishëm në ligjin ekzistues nr. 162/2014, duke kaluar nga një qasje kryesisht rregullatore drejt një modeli që përfshin edhe përgjegjësi civile. Sipas draftit, çdo person që ka pësuar dëmtim të shëndetit si pasojë e një shkeljeje serioze, qoftë me dashje apo nga pakujdesia  mund të kërkojë dëmshpërblim, nëse vërtetohet lidhja e drejtpërdrejtë mes ndotjes dhe dëmit.

Qytetarët kanë deri në tre vite kohë për të paraqitur kërkesën nga momenti kur marrin dijeni për dëmin, ndërsa një kufi maksimal prej 10 vitesh vendoset nga momenti i shkeljes.

Kjo risi duket se vjen në kuadër të përafrimit të ligjit me direktivat e BE ku lidhja mes ndotjes dhe përgjegjësisë publike ka një theks të fortë.

Përtej kësaj, projektligji sjell një paketë më të gjerë reformash që synojnë modernizimin e sistemit të monitorimit dhe menaxhimit të ndotjes. Drafti zgjeron listën e ndotësve dhe përkufizimeve teknike, duke përfshirë elementë si grimcat ultrafine dhe karboni i zi, si dhe fut konceptin e “modelimit të cilësisë së ajrit” për analiza më të avancuara.

Në nivel praktik, parashikohet ngritja e të paktën dy superstacioneve të monitorimit në zona urbane dhe rurale për të përmirësuar mbledhjen e të dhënave. Këto do të plotësohen nga një sistem i integruar digjital, ku të gjitha të dhënat mbi cilësinë e ajrit do të përpunohen dhe publikohen nga Agjencia Kombëtare e Mjedisit.

Projektligji gjithashtu forcon detyrimet për hartimin e planeve të cilësisë së ajrit. Institucionet përgjegjëse do të kenë afate më të shkurtra për reagim në rast tejkalimi të normave dhe do të duhet të garantojnë që periudhat e ndotjes të kufizohen maksimalisht. Në raste emergjente, njësitë vendore do të detyrohen të zbatojnë plane afatshkurtra, që mund të përfshijnë kufizime të trafikut apo masa të tjera të menjëhershme.

Një tjetër aspekt është rritja e transparencës. Indeksi i cilësisë së ajrit do të përditësohet çdo orë dhe qytetarët do të informohen jo vetëm për nivelet e ndotjes, por edhe për efektet në shëndet dhe masat mbrojtëse.

Drafti synon të krijojë një sistem ku informacioni është i aksesueshëm në kohë reale dhe i përdorshëm për vendimmarrje individuale. Në një aspekt më të gjerë, projektligji adreson edhe ndotjen ndërkufitare, duke kërkuar identifikimin e zonave të prekura dhe bashkëpunim me vendet fqinje për monitorim dhe shkëmbim të dhënash. Nëse miratohet, ligji do të kërkojë miratimin e një sërë aktesh nënligjore brenda 18 muajve. /monitor

Të këshilluara

Sa para duhen për të blerë lirinë?

Imagjinoni Shqipërinë e vitit 1938. Dhjetor! Milosh Gjergj Nikolla, 27 vjeç, ishte ndarë nga jeta katër muaj më herët nga tuberkulozi, pasi pati bërtitur deri n...

13:35

VIDEO/ Shikoni golin e Turqisë ndaj Kosovës

Kombëtarja e Turqisë është e para që ka shënuar gol në stadiumin “Fadil Vokrri” të Prishtinës. Turqit kanë shënuar në minutën e 54-të, përmes Kerem Akturkogl...

22:07

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.83

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Analiza/ Pse Perëndimi mbyll sytë për cenimin e demokracisë në Shqipërinë e Ramës

Në këmbim të besueshmërisë gjeopolitike, bashkëpunimit për emigrantët dhe kontrollit të kufijve, kryeqytetet perëndimore kanë toleruar centralizimin e pushtetit nga kryeministri. “Revolucioni Flamingo” ka vënë në pikëpyetje një pakt që rrezikon të nxisë pikërisht paqëndrueshmërinë që supozohej të parandalonte.

21:01 Gianluca Eramo

Me sytë katër

PAPARAZZI