Flash

Ukraina, një miqësore për t'u ringritur e për të provuar çfarë nuk guxuam me Poloninë

Lapsi.al 31 March 2026
Ukraina, një miqësore për t'u ringritur e për të

Eliminimi e më tepër akoma mënyra si ndodhi me Poloninë kanë bërë që shumë gjëra të shihen gri në atë që u shndërrua në një miqësore me Ukrainën, një ngushëllim për dy humbëset e playoff-it të Botërorit 2026. Natyrisht Ukraine nuk është ndeshja që kishim imagjinuar, ajo finale me Suedinë, por është një sfidë për tu përballuar me të njëjtën dëshirë e ambicje për të marrë më të mirën, duke qenë se në fushë zbresin gjithmonë ngjyrat kuqezi dhe është një sukses që vlen pikë në renditje e për koeficientin e skuadrës.

Pa tre të larguarit për arsye të ndryshme Ramadani, Ajeti e Muçi, Sylvinho nuk ka pse të cojë më askënd në tribunë, edhe pse përpara se të zgjedhë lojtarët, detyra prioritare e brazilianit është të ngrejë e motivojë një skuadër pas një zhgënjimi që dhemb dhe që është ende i freskët. Pastaj është qasja me ndeshjen, ku ndoshta tekniku do të mund të provojë atë që nuk guxuam ta bënim me Poloninë.

Lojtarët i kemi e mund të jetë një test i mirë të provojmë të luajmë si të barabartë një kundërshtar ndaj të cilit precedentët nuk i kemi në favor. Anis Mehmeti është koha ta shohim në aksion, bashkë me Pilon, Pllanën, por edhe Brojën, nëse fiziku ia lejon. Ukraina është një skuadër e fortë dhe është një mundësi e mirë për të treguar pikërisht në fund të një rrugëtimi të rëndësishëm, por që mund të kishte qenë edhe historik, se edhe kuqezinjtë janë po aq të fortë dhe se e ardhmja pavarësisht këtij rrëzimi në Varshavë është optimiste.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI