Flash

Telekronisti japonez lutje Italisë: “Ju lutem, kualifikohuni. Të jetoj makthi ?”

Lapsi.al 31 March 2026
Telekronisti japonez lutje Italisë: “Ju lutem, kualifikohuni. Të

Yoshitaka Kitagawa është komentatori kryesor i DAZN në Japoni për Serie A dhe për ndeshjet e kombëtares italiane, në çift me analistin teknik Katsuya Hosoe, pak a shumë si të ishin Caressa dhe Bergomi: të dy kanë ndjekur edhe ndeshjen e fundit të Italisë kundër Irlandës së Veriut, e cila u dha axurrëve të Gattusos biletën për finalen e play-off-it kundër Bosnjës, që mund t’i japë Italisë pas 12 vitesh mungesë kualifikimin në një Botëror futbolli.

Apeli i komentatorit Yoshitaka Kitagawa

Kitagawa njihet jo vetëm për stilin e tij të pagabueshëm, por edhe për pasionin (për të mos thënë tifozllëkun e hapur) me të cilin komenton Italinë. Pikërisht për këtë arsye, perspektiva e një tjetër Kupe Bote pa kombëtaren italiane është diçka për të cilën ai nuk dëshiron as të mendojë. Për këtë arsye ka regjistruar një videomesazh që përmban një apel pothuajse të dëshpëruar për djemtë e Gattusos, të angazhuar sonte në atmosferën përvëluese të Zenicës.

“Forza Azzurri! Këtë herë duhet patjetër të kualifikoheni! – e nis gazetari japonez, shumë i karikuar me fanellën e kombëtares veshur – Kanë kaluar tashmë 12 vite nga pjesëmarrja e fundit në Kupën e Botës. Mendoja se kësaj here do t’ia dilnim dhe në vend të kësaj u poshtëruam nga përbindëshi norvegjez! Për herë të tretë radhazi në play-off! Në vitin 2018 humbëm ndaj Suedisë, në 2022 ndaj Maqedonisë së Veriut dhe nuk u kualifikuam. Duhet ta përjetoj sërish atë makth?”.

Kitagawa shpjegon se një tjetër dështim i axurrëve do të kishte pasoja shkatërruese edhe për punën e tij: “Nëse nuk kualifikoheni, çfarë ndeshjesh do të më bëjnë të komentoj në Botëror? Ju lutem Itali, kualifikohuni! Më bëni të komentoj një ndeshje të Italisë në Botëror. Dua ta jetoj atë moment përvëlues të kualifikimit në Kupën e Botës”.

Fjalë të thëna në mënyrë teatrale, ndërsa mbulon fytyrën me duar, gjestikulon i dëshpëruar, kalon nga pamjet e Haaland te ato të humbjes kundër Maqedonisë së Veriut, deri te lutja finale me dorën në zemër dhe në mes edhe një përkulje.

Yoshitaka Kitagawa ka jetuar për vite me radhë në Itali, flet italisht dhe ka shumë kontakte me botën e futbollit italian. Përveç komenteve televizive, në Japoni ai drejton programe ku flet vetëm për Serie A dhe kombëtaren axurre.

Të këshilluara

ide

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashk

11:29 Ferdinand Dervishi

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

93.69

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI