Flash

Sylvihno e mbyll me humbje: Shqipëria dorëzohet edhe ndaj Ukrainës

Lapsi.al 31 March 2026
Sylvihno e mbyll me humbje: Shqipëria dorëzohet edhe ndaj
Shqipëria e drejtuar nga trajneri brazilian Sylvinho nuk ka arritur të gjejë reagimin e shumëpritur, duke u mposhtur minimalisht 1-0 nga Ukraina. Kjo ishte një ndeshje miqësore mes dy skuadrave të eliminuara nga play-off-et e Botërorit.

Takimi i zhvilluar në Valencia u vendos në fillimin e pjesës së dytë, kur Oleksii Hutsuliak realizoi golin e vetëm në minutën e 46-të. Lojtari shfrytëzoi një harkim nga e majta dhe duke mposhtur portierin Thomas Strakosha me goditje me kokë.

Pjesa e parë u mbyll pa gola, edhe pse Ukraina ishte disi më kërkuese, ndërsa kuqezinjtë tentuan me disa aksione sporadike. Rasti më i mirë erdhi nga Armando Broja, i cili nuk arriti të konkretizonte përballë portierit kundërshtar.

Në fraksionin e dytë, Shqipëria u përpoq të reagonte, por pa ide të qarta në sulm. Mundësia më e mirë për barazim erdhi në minutën e 79-të me Myrto Uzuni, i cili u ndal nga portieri ukrainas në një rast ideal.

Nga ana tjetër, Ukraina ishte më e rrezikshme në kundërsulm dhe iu afrua disa herë golit të dytë, madje duke goditur edhe shtyllën në minutën e 70-të.

Në fund, sfida u mbyll me fitoren 1-0 të ukrainasve. Ndërsa Shqipëria mbeti pa një përgjigje pas disfatës në gjysmëfinalet e play-off-it dhe duke shtuar pikëpyetjet mbi formën e skuadrës.

 

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI