Flash

Rama i tërheq veshin Top Channel për raportimet e mbledhjeve të PS

Lapsi.al 31 March 2026
Rama i tërheq veshin Top Channel për raportimet e mbledhjeve të

Në Top Channel nuk ka ndodhur ndonjë devijim kushedi në vijën editoriale, por ka mjaftuar raportimi për debatet e brendshme në mbledhjet e Partisë Socialiste për të provokuar pakënaqësitë e para të kryeministrit Rama. Ai e ka quajtur të pabesueshëm raportimin e Top Channel në lidhje me kërcënimet që Rama ia drejtoi Elisa Spiropalit në mbledhjen e fundit të grupit parlamentar për ta "qepur" gojën në sy të tij.

Në Asamblenë e PS-së në Njësinë nr. 7 Tiranë, Rama i çoi një mesazh televizioneev që duhet ta ndalin raportimin e përpëlitjeve të deputetëve socialistë të pakënaqur nga vendimet e tij.

“Ishte spektakolare, ishte e pabesueshme edhe për mua që besoj që nuk ka më çfarë më surprizon, që ne mblidhemi në një mbledhje të zgjeruar të grupit parlamentar me qeverinë, gjë që kemi vendosur ta bëjmë çdo fund muaji, për të trajtuar tema specifike, për të dëgjuar qeveria deputetët, deputetët qeverinë, i kushtojmë orë të tëra çështjes së pronave, çështjes së shërbimit të kadastrës, problematikave në këtë shërbim, ecurisë së reformës në kadastër, shumë gjërave pozitive që janë bërë, shumë gjëra që duhen të vazhdojnë të bëhen, pastaj flasim për reformën administrative territoriale, ku bashkëkryetari prezanton gjithë analizën e të dhënave në këto muaj, të të dhënave, skenareve etj etj. Bëjmë nje sesion për temat e komunikimit dhe për këtë fushatë rreth partisë. Fillojmë në 11:00 dhe dalim në 6, dhe mediat kombëtare, nuk po diskutoj tenxheret e vogla apo ato të mbushura me helm që në mëngjes, por mediat kombëtare raportojnë për publikun çfarë i tha Edi Rama njërit dhe çfarë i tha Edi Rama tjetrit. Por shqetësimi nuk është ky, njerëzit kanë votuar dhe duan të dinë gjëra të tjera. Njerëzit janë të shqetësuar më të drejtë, siç janë të shqetësuar për çmimin e naftës", tha Rama.

Javët e fundit, në partinë socialiste janë dëgjuar disa zëra të zbehtë që kanë nxjerrë ndonjë pozicion ndryshe nga Rama, si për shembull Elisa Spiropali që u mërzit se e shkarkuan papritur nga ministria e jashtme dhe Erjon Braçe që po provon të vetëshpallet si kandidat për kandidat për kryetar bashkie. Por duke parë eksperiencën e gjatë që ka me atë që ka mbetur nga partia, Rama e di se zëra të tillë duhen fikur shpejt para se të kthehen në trend në radhët e vartësve të tij.

Të këshilluara

Qeveria heq skemën e naftës për fermerët

Qeveria ka miratuar vendimin për Skemën Kombëtare 2026, ku ka rritur financimin për mbarështimin e bagëtive dhe ka lehtësuar kushtet. Ministria e Bujqësisë k...

17:00

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.83

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Analiza/ Pse Perëndimi mbyll sytë për cenimin e demokracisë në Shqipërinë e Ramës

Në këmbim të besueshmërisë gjeopolitike, bashkëpunimit për emigrantët dhe kontrollit të kufijve, kryeqytetet perëndimore kanë toleruar centralizimin e pushtetit nga kryeministri. “Revolucioni Flamingo” ka vënë në pikëpyetje një pakt që rrezikon të nxisë pikërisht paqëndrueshmërinë që supozohej të parandalonte.

21:01 Gianluca Eramo

Me sytë katër

PAPARAZZI