Flash

PAMJET/ Zbulohet tuneli që fuste tonelata kanabis nga Maroku në Spanjë

Lapsi.al 31 March 2026
PAMJET/ Zbulohet tuneli që fuste tonelata kanabis nga Maroku në

Lidhjet e ngushta të Spanjës me Amerikën Latine dhe afërsia me Marokun, një prodhues kryesor i kanabisit, e bëjnë atë një pikë kyçe hyrjeje për drogën në Evropë. 

Policia spanjolle deklaroi të martën se kishte zbuluar një tunel nëntokësor teknologjikisht të sofistikuar dhe "të ngjashëm si një labirint", i përdorur për të kontrabanduar tonelata kanabisi nga Maroku në enklavën spanjolle të Ceutës dhe më pas në gjithë Evropën.

Hetimi zbuloi se tuneli ishte i fshehur nën një depo industriale që ishte i mbrojtur nga sisteme pompimi dhe izolimi akustik për të shmangur zbulimin, tha policia spanjolle në një deklaratë.

“Një operacion në shkallë të gjerë nga Policia Kombëtare kundër asaj që hetuesit e quajtën “rrjeti i rrjeteve të hashashit” çoi në zbulimin e një infrastrukture komplekse nëntokësore të projektuar për të futur tonelata me arkotikë në vendin tonë”, thanë autoritetet në një deklaratë.

Fundi i tunelit me tre nivele, që të çonte direkt në Marok, i ngjante "një labirinti tipik të një miniere", i pajisur me karroca "që lëviznin në një sistem hekurudhor me ndërtim kompleks dhe karakteristikë të veprave të inxhinierisë të projektuara në mënyrë të përsosur".

Pakot e kanabisit përgatiteshin dhe ruheshin në katin e mesëm, nga ku ngriheshin "falë një sistemi vinçash dhe rrotullash të projektuara për të lëvizur ngarkesa të rënda", - tha policia.

Policia filloi hetimin e saj në shkurt 2025, duke sekuestruar më shumë se 17 ton hashash dhe 1.4 milion euro në para të gatshme në operacione të ndryshme në Ceuta dhe Spanjën kontinentale gjatë disa muajve. Policia bëri 27 arrestime, përfshirë dy udhëheqësit e dyshuar të rrjetit.

Lidhjet e ngushta të Spanjës me Amerikën Latine dhe afërsia me Marokun, një prodhues kryesor i kanabisit, e bëjnë atë një pikë kyçe hyrjeje për drogën në Evropë. Enklavat e saj të vogla bregdetare mesdhetare të Ceutës dhe Melillës, ngjitur me Marokun, ndajnë të vetmit kufij tokësorë të Bashkimit Evropian me Afrikën. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Rama zgjidh gjuhën: PD, parti si hale...

Kryeministri Edi Rama gjatë mbledhjes së Asamblesë së Partisë Socialiste të Njësisë nr.7 është tallur me Partinë Demokratike, duke e quajtur këtë forcë politike...

18:22

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.83

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Analiza/ Pse Perëndimi mbyll sytë për cenimin e demokracisë në Shqipërinë e Ramës

Në këmbim të besueshmërisë gjeopolitike, bashkëpunimit për emigrantët dhe kontrollit të kufijve, kryeqytetet perëndimore kanë toleruar centralizimin e pushtetit nga kryeministri. “Revolucioni Flamingo” ka vënë në pikëpyetje një pakt që rrezikon të nxisë pikërisht paqëndrueshmërinë që supozohej të parandalonte.

21:01 Gianluca Eramo

Me sytë katër

PAPARAZZI