Flash

Kosovë, sytë nga ty: Muriqi përballë Turqisë, në natën që mund të ndryshojë historinë

Lapsi.al 31 March 2026
Kosovë, sytë nga ty: Muriqi përballë Turqisë, në

Kosova është përballë ndeshjes më të rëndësishme të historisë së saj sportive. Përballë Turqisë, ‘Dardanët’ kërkojnë një fitore që do t’i çonte për herë të parë në Kupën e Botës dhe do të kthente këtë brez futbollistësh në simbol të një kombi të tërë.

Ka ndeshje që zgjasin 90 minuta… dhe ka ndeshje që mund të mbeten përgjithmonë në historinë e një vendi. Me sytë nga Fadil Vokrri është jo vetëm Kosova, por një komb i tërë. Kjo përballje me Turqinë është shumë më tepër se një finale play-off-i. Është mundësia për të arritur aty ku askush nuk mendonte se mund të arrinte kaq shpejt. Vetëm pak vite pas pranimit në arenën ndërkombëtare, shteti më i ri i Europës është vetëm një hap larg Kupës së Botës.

Nëse do t’ia dalë, nuk do të jetë vetëm një sukses futbollistik. Do të jetë një moment që do të flasë për identitetin, për forcën dhe për rrugën që ka bërë Kosova si shtet. Përmes futbollit Kosova do të shfaqet në arenën më të madhe Botërore, e dukshme dhe e pakundërshtueshme për të gjithë, edhe ata që nuk duan ta njohin, me mesazhin motivues se edhe vendet e vogla mund të ndërtojnë histori të mëdha.

Përpara është Turqia, një kundërshtar me peshë, me lojtarë të nivelit botëror si Kenan Yıldız, Arda Güler dhe Hakan Çalhanoğlu, emra që e bëjnë çdo gabim të kushtueshëm. Kosova, megjithatë, është mësuar të shohë këdo në sy, duke u mbështetur te zemra dhe te një brez kampionësh që e ka sjellë deri këtu: te forca e Vedat Muriqi, te nuhatja për gol e Fisnik Asllanit dhe te fantazia e Edon Zhegrovës. Janë 11 lojtarë që mbajnë mbi supe jo vetëm një fanellë, por pritshmëritë e një populli të tërë. Dhe pikërisht për këtë, kjo është nata që mund të bëjë Kosovën të besojë edhe më shumë te vetja.

Në Kosovë nuk flitet për asgjë tjetër. Rrugët, kafenetë, familjet dhe çdo cep i vendit jetojnë me të njëjtin emocion: finalen me Turqinë, ndeshjen që mund të çojë “Dardanët” për herë të parë në Kupën e Botës. Është një nga ato mbrëmje që shkojnë përtej futbollit. Një mundësi që pak vite më parë e paimagjinueshme, ndërsa sot është aty, vetëm një ndeshje larg.

Të këshilluara

ide

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashk

11:29 Ferdinand Dervishi

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

93.69

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI