Flash

Arsenal, 11 lojtarë refuzojnë kombëtaret për dëmtim: në Angli kanë nisur dyshimet

Lapsi.al 31 March 2026
Arsenal, 11 lojtarë refuzojnë kombëtaret për dëmtim:

Për herë të parë pas dekadash, konkretisht, Arsenal është vërtet pranë fitimit të Premier League. Gunners kanë humbur finalen e Carabao Cup, por janë në çerekfinale të FA Cup dhe mbi të gjitha të Champions League. Dy muajt e fundit të sezonit duhen jetuar me intensitet, me një ëndërr në zemër dhe me skuadrën në formën më të mirë. Arteta po stërvitet me grup të reduktuar gjatë pauzës së kombëtareve, por plot njëmbëdhjetë futbollistë të Gunners janë detyruar të lënë kombëtaret respektive. Dëmtimet janë konfirmuar, por në Angli ka nga ata që hedhin dyshime mbi problemet fizike “thuajse” kirurgjikale të një serie lojtarësh londinezë.

Të gjithë futbollistët e Arsenalit të dëmtuar

Nëse tre indicie bëjnë provë, njëmbëdhjetë le të themi se mjaftojnë e teprojnë për të nxjerrë një përfundim. Sigurisht që Gunners nuk janë në gjendje të mirë, pasi kanë një seri futbollistësh të dëmtuar, por për disa, megjithatë, duket se kanë përfituar disi për të hequr dorë nga miqësoret që japin pak dhe që mund të krijonin probleme të vërteta përpara një sprinti final plot zemër dhe emocione.

Bukayo Saka ka lënë grumbullimin përpara miqësores së dytë të Anglisë, për arsye paraprake. Të njëjtën gjë ka bërë edhe Madueke, i cili megjithatë u dëmtua gjatë miqësores me Uruguain. Jashtë edhe Eze, i përjashtuar pasi ishte grumbulluar nga Tuchel. Vetëm një ditë me shokët e Anglisë për Declan Rice.

Shumë i kanë thënë jo kombëtares

Nga lista e Deschamps është hequr William Saliba, i cili pati një problem në gju gjatë finales me Manchester City. Thirrjes së Holandës i ka thënë jo Timber. Ndërsa Hincapie u dëmtua në Marok-Ekuador. Gabriel Magalhaes raportoi problem fizik dhe humbi testet e marsit me Brazilin.

Odegaard nuk shkoi fare të luante me Norvegjinë, Solbakken e kurseu nga miqësoret. Zubimendi ndërkohë, pas miqësores Spanjë-Serbi, raportoi një problem në gjurin e djathtë dhe u kthye në Londër. Në shtëpi mbeti edhe Trossard, i kursyer nga Belgjika.

Arteta do të mbajë nën vëzhgim të gjithë futbollistët e tjerë që janë ende të angazhuar me kombëtaret e tyre. Në radhë të parë Riccardo Calafiori, i cili do të luajë në play-off-in Bosnjë-Itali. Nëpër botë janë gjithashtu Raya, Mosquera, White, Lewis-Skelly, Norgaard, Gabriel Martinelli, Havertz dhe Gyokeres, i cili pas tripletës ndaj Ukrainës do të kërkojë të çojë Suedinë në Botëror.

Të këshilluara

ide

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashk

11:29 Ferdinand Dervishi

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

93.69

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI