Flash

Vjosa Osmani kërkoi sqarim për anëtarët e KQZ, Kushtetuesja: Kërkesë e papranueshme!

Lapsi.al 30 March 2026
Vjosa Osmani kërkoi sqarim për anëtarët e KQZ, Kushtetuesja:

Gjykata Kushtetuese e Kosovës e ka konsideruar të papranueshme kërkesën e presidentes Vjosa Osmani, e cila ka kërkuar sqarime lidhur me emërimin e anëtarëve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, pasi partia në pushtet e kryeministrit Albin Kurti ka kërkuar tre anëtarë.

Kushteteusjea thotë se kërkesa e Osmanit nuk i plotëson “kriteret e pranueshmërisë, sikurse që janë përcaktuar me Kushtetutë dhe saktësuar më tej me Ligj dhe me Rregullore të punës”.

“Duke marrë parasysh që konflikti i kompetencave, në rrethanat e rastit konkret, është ngritur përkitazi me një kompetencë të Presidentes dhe e cila nuk është përcaktuar me Kushtetutë, por me Ligjin për Zgjedhjet e Përgjithshme, Gjykata, bazuar në pikën 1 të paragrafit 3 të nenit 113 të Kushtetutës dhe praktikës së saj gjyqësore thekson se konflikti i kompetencave nuk është ngritur përkitazi me “kompetenca kushtetuese” të Presidentes dhe për pasojë, nuk është plotësuar kriteri i dytë kushtetues në kontekst të ngritjes së “konfliktit të kompetencave kushtetuese” për Presidentin, Kuvendin dhe/ose Qeverinë. (shih, rastin KO88/21, cituar më lart, paragrafi 72)”, thuhet ndër tjerash në vendim.

Kushtetuesja thotë se Presidentja nuk e ka ngritur çështjen lidhur me “kompetencat kushtetuese”.

“Rrjedhimisht, në vlerësimin e Gjykatës në rrethanat e rastit konkret, Presidentja e Republikës, ndonëse është palë e autorizuar që të ngritë çështje të konfliktit të kompetencave kushtetuese në mes të saj dhe Kuvendit, nuk ka ngritur para Gjykatës konflikt të “kompetencave kushtetuese”, sipas përcaktimeve të nënparagrafit 1 të paragrafit 3 të nenit 113 të Kushtetutës, dhe për pasojë, Gjykata shpall kërkesën e Presidentes së Republikës së Kosovës të papranueshme”, thuhet në vendim.

Të këshilluara

Qeveria heq skemën e naftës për fermerët

Qeveria ka miratuar vendimin për Skemën Kombëtare 2026, ku ka rritur financimin për mbarështimin e bagëtive dhe ka lehtësuar kushtet. Ministria e Bujqësisë k...

17:00

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

90.83

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Analiza/ Pse Perëndimi mbyll sytë për cenimin e demokracisë në Shqipërinë e Ramës

Në këmbim të besueshmërisë gjeopolitike, bashkëpunimit për emigrantët dhe kontrollit të kufijve, kryeqytetet perëndimore kanë toleruar centralizimin e pushtetit nga kryeministri. “Revolucioni Flamingo” ka vënë në pikëpyetje një pakt që rrezikon të nxisë pikërisht paqëndrueshmërinë që supozohej të parandalonte.

21:01 Gianluca Eramo

Me sytë katër

PAPARAZZI