Flash

IKMT nis prishjen e ndërtimeve pa leje në Shkodër

Lapsi.al 30 March 2026
IKMT nis prishjen e ndërtimeve pa leje në Shkodër

Me shembjen e një objekti 1-katësh i cili prej vitesh shërbente si servis makinash, ka përfunduar këtë të hënë prishja e ndërtimeve pa leje në perimetrin e shkollës 9-vjeçare “Ndre Mjeda” në Shkodër.

Këto objekte kufizonin funksionimin normal të mjedisit shkollor dhe ishin kthyer në rrezik për jetën e fëmijëve.

Puna për lirimin e hapësirave publike në funksion të shkollave dhe ambienteve mes pallateve, sipas drejtuesve të bashkisë Shkodër, nuk do të ndalet.

Ndërkohë, ndërhyrja jo vetëm i ka dhënë një pamje të re institucionit arsimor, por ka rritur edhe standardet e sigurisë për nxënësit, mësuesit dhe banorët përreth.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.83

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI