Flash

Dramë në ring në Kenia, humb jetën boksieri Jacob Okoyo: përplasje për sigurinë

Lapsi.al 30 March 2026
Dramë në ring në Kenia, humb jetën boksieri Jacob Okoyo:
Një boksier profesionist kenian, Jacob Okoyo, ka humbur jetën gjatë një ndeshjeje zyrtare kundër Julius Okuruchi të shtunën e kaluar në vendin e tij, në Mumias Cultural Centre në qarkun Kakamega. Këtë e ka konfirmuar për mediat komisioni kenian i boksit profesionist (Kpbc), sipas të cilit përpjekjet për ta ringjallur boksierin në ring nuk patën sukses. Sipas komisionit, protokollet e emergjencës u aktivizuan menjëherë: mjekët pranë ringut i dhanë oksigjen dhe kryen reanimim kardiopulmonar para se boksieri të transportohej me urgjencë në spital. Megjithatë, përpjekjet për ta rikthyer në jetë rezultuan të kota.

Nis hetimi mbi sigurinë

Komisioni ka siguruar se ka hapur një hetim dhe ka ngritur një komitet të pavarur rishikimi, të përbërë nga ekspertë të jashtëm mjekësorë, profesionistë ligjorë dhe zyrtarë të tjerë të lartë të boksit, të cilët do të punojnë ngushtë me agjencitë e sigurisë për të hedhur dritë mbi rrethanat që çuan në vdekjen e tij. Blogeri dhe politikani kenian Robert Alai, në profilin e tij në X, ka akuzuar federatën kombëtare të boksit. “Jacob Oyoko u vra - ka shkruar Alai, duke komentuar videon e ndeshjes që u bë virale -, vdekja e Jacob mund të ishte shmangur nëse federata e boksit e Kenias dhe promotorët e turneut do t’i kishin kushtuar vëmendje sigurisë dhe nevojave të boksierëve”.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI